Milot Rashica (lindi më 28 qershor 1996 në Vushtrri, Kosovë) është futbollist kosovar i cili luan si mesfushor sulmues ose anësor për klubin e Süper Lig Galatasaray, i huazuar nga klubi i EFL Championship Norwich City, dhe për kombëtaren kosovare.

Milot Rashica

Rashica me Werder Bremen 2019
Të dhënat vetjake
Emri i plotëMilot Rashica
Datëlindja (1994-06-28) 28 qershor 1994 (29 vjeç)
VendlindjaVushtrria, Kosova
Gjatësia1.78 m (5 ft 10 in)
PozicioniMesfushor Ofanziv
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Werder Bremen
Numri11
Karriera me të rinjtë
2010–2013KF Kosova Vushtrri
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2013–2015Vushtrria21(9)
2015–2018Vittese83(13)
2018-Werder Bremen87(21)
2021–Norwich City35(1)
2022–Galatasaray (huazim)16(1)
Karriera ndërkombëtare
2012Shqipëria nën-173(1)
2014Shqipëria nën-195(0)
2015–2016Shqipëria nën-216(1)
2016Shqipëria2(0)
2016–Kosova46(8)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 11 mars 2023 (UTC)
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 27 shtator 2022 (UTC)

Karriera Redakto

Karriera e hershme Redakto

I lindur në Vushtrri, Rashica bëri debutimin e tij të lartë me KF Llamkos Kosova, vetëm në moshën 16 vjeçare. Në gusht të vitit 2013, pas një periudhe në Gent, ai nuk pranoi një ofertë nga klubi dhe bëri debutimin e tij të lartë me Vushtrrinë.

Në shtator të vitit 2013, pas pësimit të një dëmtimi, Miloti u transferua në Hanover për trajtim dhe u kthye në klubin e tij në vitin e ardhshëm.

Vittesse Redakto

 
Rashica me Vitesse në janar 2016

Më 10 shtator 2014, Miloti shkoi në SBV Vitesse si provë[1] për skuadrën e rinisë. Më 10 shkurt 2015, ai nënshkroi tre vjet në skuadrën SBV Vitesse.

Më 30 korrik 2015, Rashica bëri debutimin e tij profesional, duke ardhur si zëvendësuesi i gjysmës së dytë për Urosh Gjurgjeviq në një humbje 0–3 ndaj Southampton për raundin e tretë kualifikues të UEFA Liga e Evropës 2015–16.[2] Më 9 gusht, ai bëri debutimin e tij në Eredivisie, duke filluar dhe ndihmuar Denys Oliynyk në barazimin 1–1 kundër Willem II.

Rashica shënoi golin e tij profesional më 20 shtator 2015 në fitoren 3-0 në shtëpi kundër ekipit holandez De Graafschap. Më 18 dhjetor ai shënoi një tregolësh në fitoren 5-1 kundër FC Twente në stadiumin GelreDome.

Ai luajti ndërsa Vitesse fitoi finalen e KNVB Beker 2–0 kundër AZ Alkmaar më 30 prill 2017 për të udhëhequr klubin, vrapues tre herë më lart, në titull për herë të parë në historinë e tij 125-vjet.[3][4]

Werder Bremen Redakto

Me 31 janar 2018, Rashica u transferua në Bundesliga te skuadra Werder Bremen, duke nënshkruar një kontrat 4-5 vjeqare deri në vitin 2022.[5][6][7] Më 3 shkurt 2018 ai bëri debutimin e tij në fitoren 1-2 kundër Schalke 04 pasi hyri në formacionin startues.[8]

Rashica debutoi për skuadrën së ndeshjen e parë të sezonit 2019/2020 kundër Fortuna Düsseldorf, duke ndihmuar golën e Johannes Eggestein para se të lëndohet dhe të lë ndeshjen.[9] Ai shënoi golin e tij të parë të sezonit 2019-20 në kthimin e tij nga një dëmtim, në ditën e gjashtë të ndeshjes së sezonit kundër Borussia Dortmund në një barazim 2–2 kundër verdhëzinjëve.[10][11]

Norwich City Redakto

Më 22 qershor 2021, Rashica nënshkroi një kontratë katërvjeçare me klubin e sapo promovuar në Premier League, Norwich City,[12] dhe mori numrin e skuadrës 17.[13] Norwich City thuhet se ka paguar një tarifë transferimi prej 11 milionë eurosh plus një bonus të mundshëm prej 4 milionë eurosh.[14] Më 14 gusht 2021, ai bëri debutimin e tij në një humbje 3–0 në shtëpi kundër Liverpool pasi u emërua në formacionin fillestar.[15]

Rashica shënoi golin e tij të parë për Norwich City në janar 2022, kur shënoi golin e fitores në një ndeshje të FA Cup kundër Charlton Athletic.[16] Ai dha një asistim për Josh Sargent kur Norwich City u largua nga zona e rënies në Premier League me një fitore 3–0 ndaj Watford.[17] Ai shënoi golin e tij të parë në Premier League për Norwich-un kur shënoi golin e parë në një humbje 3–1 jashtë fushe ndaj Liverpool në Anfield;[18] duke bërë kështu ai u bë kosovari i parë që shënoi në Premier League.[19]

Huazimi te Galatasaray Redakto

Më 8 shtator 2022, Rashica iu bashkua skuadrës së Süper Lig Galatasaray, në një huazim për një sezon.[20] Galatasaray thuhet se do t'i paguajë atij një tarifë neto prej 1.5 milion €..[21] Debutimi i tij me Galatasaray erdhi tre ditë më vonë në një fitore 3–2 jashtë fushe kundër Kasımpaşa pasi hyri si zëvendësues në minutën e 83-të në vend të Yunus Akgün.[22] Ai shënoi golin e tij të parë kundër Giresunspor më 28 janar 2023, pasi zëvendësoi në vend të Dries Mertens. Që nga fillimi i marsit 2023, ai shënoi 2 gola dhe bëri 3 asistime në 18 ndeshje zyrtare që luajti për Galatasaray.[23]

Karriera ndërkombëtare Redakto

Shqipëria Redakto

Rashica u thirr të luaj me kombëtaren shqptare U-17 me trajner Xhemal Mustedanagiç për raudin e kualifikimeve në kampionatin U-17 në UEFA Liga e Evropës 2013 në tetor 2012, dhe bëri debutimin e tij, duke filluar me humbjem 0-1 kundër Italisë. Pesë ditë më vonë, ai shënoi golin e pestë në fitoren 6-0 kundër Litenshtajnit; ai u paraqit në tri ndeshje dhe shënoi një herë, dhe Shqipëria u eliminua pasi përfundoi e treta në grup.

Më 7 nëntor 2014 Rashica u thirr në U-19 nga trajneri Altin Lala në raundin e kualifikimeve U-19 në UEFA Liga e Evropës 2015. Ai u paraqit kundër Danimarkës, Portugalisë dhe Uellsit, ku Shqipëria u eliminua përsëri.

Me 28 Gusht 2015, Rashica hyri në skuadrën U-21 të Redi Jupit për kualifikimet e kampionatit U-21 në UEFA Liga e Evropës 2017 duke u përballur kundër Izraelit dhe Portugalisë. Ai bëri debutimin e tij më 3 shtator, duke luajtur të gjitha 90 minutat në barazimin 1-1 në shtëpi duke fituar poashtu një penallti që më vonë u shënua nga Endri Çekiçi.

Rashica bëri debutimin e tij për skuadrën e plotë me 29 mars 2016, duke u zëvendësuar në pjesën e dytë me Ledian Memushaj në miqësoren që u fitua 2-0 kundër Luksemburgut.[24] Ai vetëm u paraqit në një lojë të largët me skuadrën kombëtare që u fitua 3-1 kundër Katarit më 29 maj.

Kosova Redakto

Me 15 gusht 2016, ai u transferua në skuadrën kombëtare të Kosovës.[25] Ai bëri debutimin e tij për Kosovën më 5 shtator, duke filluar në barazimin 1-1 në kualifikimet e botërorit FIFA 2018 kundër Finlandës.[26]

Referime Redakto

  1. ^ "Vitesse test Albanese middenvelder" [Vitesse teston mesfushorin shqiptar] (në holandisht). PZC. 10 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 7 gusht 2020.
  2. ^ "Southampton 3–0 Vitesse" (në anglisht). BBC Sport. 30 korrik 2015. Marrë më 31 korrik 2015.
  3. ^ Said, Nick (30 prill 2017). "Vitesse claim first major trophy with Cup triumph". Reuters (në anglisht). Marrë më 17 mars 2019.
  4. ^ "AZ Alkmaar vs. Vitesse Arnhem". ESPN FC (në anglisht). Marrë më 17 mars 2019.
  5. ^ "Rashica vertrekt naar Werder Bremen (video)" (në holandisht). SBV Vitesse. 31 janar 2018.
  6. ^ "Fix: Rashica wechselt zum SV Werder" (në gjermanisht). SV Werder Bremen. 31 janar 2018.
  7. ^ "Werder-Wechsel perfekt: Rashica steigt sofort ein" (në gjermanisht). Kicker. 31 janar 2018.
  8. ^ "Rashica e fillon me fitore aventurën te Werderi, triumfojnë ndaj Schalkes". Telegrafi. 3 shkurt 2018.
  9. ^ Lübben, Karsten (20 gusht 2019). "Rashica fehlt Werder für mehrere Wochen". Buten und Binnen (në gjermanisht). Radio Bremen. Arkivuar nga origjinali më 30 shtator 2019. Marrë më 30 shtator 2019.
  10. ^ Pearson, Matt (28 shtator 2019). "Bundesliga: Borussia Dortmund squander lead to spirited Bremen". Deutsche Welle (në anglisht). Marrë më 30 shtator 2019.
  11. ^ "Borussia Dortmund 2-2 Werder Bremen: Hosts miss chance to move second in Bundesliga". BBC Sport (në anglisht). 28 shtator 2019. Marrë më 30 shtator 2019.
  12. ^ Bailey, Michael (22 qershor 2021). "Milot Rashica: Norwich confirm transfer of Werder Bremen winger". The Athletic (në anglisht). Marrë më 22 qershor 2021.
  13. ^ "Milot Rashica: I can't wait to get started" (në anglisht). Norwich City F.C. 15 korrik 2021.
  14. ^ Knips, Björn (22 qershor 2021). "Rashica-Wechsel: Werder winken fette Extra-Zahlungen aus Norwich". Weser-Kurier (në gjermanisht). Marrë më 25 qershor 2021.
  15. ^ Ames, Nick (14 gusht 2021). "Mohamed Salah's sublime strike seals Liverpool win over Norwich". The Observer (në anglisht). Marrë më 14 gusht 2021.
  16. ^ "Milot Rashica nets winner in Emirates FA Cup victory over Charlton Athletic". Norwich City Football Club (në anglisht). Marrë më 9 shkurt 2022.
  17. ^ "Stunning Sargent brace helps lift City out of relegation zone". Norwich City Football Club (në anglisht). Marrë më 9 shkurt 2022.
  18. ^ "Milot Rashica scores first Premier League goal in defeat at Liverpool". Norwich City (në anglisht). 19 shkurt 2022. Marrë më 20 shkurt 2022.
  19. ^ "Norwich City's Milot Rashica follows Eric Cantona and Dwight Yorke after his Liverpool strike". NorfolkLive (në anglisht). 21 shkurt 2022. Marrë më 6 mars 2023.
  20. ^ "Galatasaray'a hoş geldin Milot Rashica!" [Mirësevini në Galatasaray, Milot Rashica!] (në turqisht). Galatasaray S.K. 8 shtator 2022.
  21. ^ "Milot Rashica Galatasaray'da!" [Milot Rashica është në Galatasaray!] (në turqisht). Galatasaray S.K. 8 shtator 2022.
  22. ^ "Kasımpaşa 2–3 Galatasaray" (në turqisht). Galatasaray S.K. 11 shtator 2022.
  23. ^ "Milot Rashica, İstatistik, Takım Bazında". Mackolik (në turqisht). 10 mars 2023. Marrë më 10 mars 2023.
  24. ^ "Shqipëria fiton në Luksemburg, firmosin Sadiku dhe Cikalleshi". panorama-sport.com. Panorama Sport. 29 mars 2016. Marrë më 30 mars 2016.
  25. ^ "Rashica zgjedh të luajë për Kosovën". RTK. 15 gusht 2016.
  26. ^ "Bunjaki publikoi listën e lojtarëve për ndeshjen me Finlandën". Federata e Futbollit të Kosovës. 30 gusht 2016.