Mininë (greqisht: Νεράιδα/Neráïdha) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi. Përpara vitit 1955, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Μενίνα/Menína.[1]

Mininë
Νεράιδα
Fshat
Fshati Mininë
Fshati Mininë
Emri i banorëveMininjot

Gjeografia Redakto

Nga jugu Minina kufizohet me Njihorin, nga lindja me Curilën, nga perëndimi me Vratilën dhe nga veriu me lumin Kalama. Para Luftës së Dytë Botërore, Mininë kishte këto lagje: Bregu, Çelatë, Çuka, Kasimatë dhe Strofilë.[2]

Toponimet të fshatit Mininë:(Para Luftës së Dytë Botërore)[3]

  • Armiroi - burim i madh i ftohët i cili buron buzë një shkëmbi, në L.
  • Balëla - arë, dikur ka qenë pronë e një gruaje që ja kanë quajtur të shoqin Balo.
  • Burim i Bikës - burim, në L.
  • Burim i Meçate – burim, në L.
  • Burim i Qeramidhezës – burim, në L.
  • Burimet e Shenikollës - tre burime nga nëntoka, në P.
  • Fiteja — ara, në J.
  • Fush’ e Mininës - fushë në bregun e lumit Kalama, në V.
  • Grik’ e Mininës - vend grykë që kalon për në Njihuar, në J.
  • Gropa - arë në mal, pyje me lisa, koçimare mërete etj, në L.
  • Kalaja - mbeturina muresh të nji kalaje të vjetër në këmbën e malit të Zhupanit, në L. Thuhet se këtë kala e kanë ndërtuar venecianët.
  • Karabeqirëla - arë, dikur ka qënë e një farë Karabeqiri, në P.
  • Kodër e Portave - kodër, në L.
  • Kroi i Karaliut - krua, në qendër. Aty kish pasë qëndruar Karali-beu.
  • Kroi Meçate - krua, në L.
  • Kroi Shures - krua, në V.
  • Kubeja – kube, në J. Në varrin që është brënda në këtë kube, thuhet se “kur vdiqi një ka ki fshat, e hosnë në varr, po aj dil prapsi ka varri, se nuk e trette bota, po që si u be kubeja aj s’dil më”.
  • Ledheza - kodra, në L.
  • Lis’ i Peronës - lis i madh, në V.
  • Lofata – arë, në V.
  • Lum’ i Kalamait - Lumi më i madh i Çamërisë në veri. Ai ndan Mininën me fshatin Manxhar të Filatit. Është 100 km i gjatë.
  • Lutruvija e Malo Kasimit - maqinë vaji e ish pronarit M.K. në L.
  • Mandane - shpellë e madhe prej së cilës rrjedh një burim i madh uji, që përdoret për vaditjen e shumë arave dhe kopështeve.
  • Monej’ e Sqindes - mone bagëtish, në L.
  • Mulliri i Karanikës - gërmadhat e një mulliri në bregun e lumit, në P.
  • Mulliri i Kasimate - mulli, ish pronë e fisit të kasimate, në qëndër.
  • Pashesha - arë, në V.
  • Pill’ i Çukës - pyll, në L.
  • Pill’ i Fushës - pyll në breg të lumit Kalama, në V.
  • Pill’ i Prroit Thellë - pyll, në L.
  • Portëz e Vogël - shteg i ngushtë për tu ngjitur në mal, në L.
  • Prosila - vend shullë, në rrugën që shkon për në Janinë.
  • Prroi Mandanit - përrua, në J.
  • Prroi i Thellë – përrua, në J.
  • Pus i Karametos - pus i vjetër, në L.
  • Pus i Muratenje – pus, në V.
  • Qaf’ e Çukës – qafë, në L.
  • Qaf’ e Strovilës - qafë, në J.
  • Qeramidheza - pllajë, në L.
  • Rrap’ i Shures - rrap të Kroi i Shures, në V.
  • Rripi - arë, në L.
  • Rrug’ e Janinës - rrugë automobilistike (më përpara këmbësore) që shkon për në Janinë.
  • Rrug e Kojdheleve – rrugë, me dredha, në J.
  • Sqinde - pyll i vogël, në J.
  • Shënikolla - gërmadha kishe e manastiri, në P.
  • Shkëmb i Prosilës – shkëmb, në P.
  • Shpella – shpellë, në J.
  • Shuri - kodër ku ishte e vendosur lagja e Meçate, në V.
  • Taburret - ara, në L.
  • Turbeja - varr me turbe. Para 3-4 brezash qe vrarë Duro Ballua nga Minina, dhe pas varrimit ju ngrit turbeja.
  • Ur’ e Mininës - (i thonë edhe Urë e Veneçianit) - urë e shëmbur mbi lumin Kalama, pranë fshatit, në V. Për shëmbjen e parë të kësaj urë kemi këtë gojëdhënë: “Para nja 300 vjetëve Minina kish rënë në gjak me disa fshatra ne jug. Fshatrat në jug bënë për vete një farë Duro Ballo nga Minina dhe e bindën që ky të rrëzonte urën. Në këtë mënyrë në rast rreziku Mininës do t’i pritej ndihma që do t’i t’i vinte nga fshatrat e Filatit si: Muzhaka, Sklavi, Duro Ballon fshati e dënoi me vdekje, mirë po kur e varrosën ky ngjallej përsëri dhe dilte nga varri. Sipas traditës për këta njerës të tradhtisë e të krimit, u desh që këtij t’i vihej në varr një qen, t’i ndërtohej dhe një kube që ky të mos ngjallej më”.
  • Ullira - ara, në P.
  • Vojvoda - faqe mali, në L.
  • Xhami e Meçate - xhami, në qendër.

Demografia Redakto

Familjet në fshatin Mininë:(Para Luftës së Dytë Botërore)[4]

Baçi, Bika (Anastas Bika), Garrufa (Kristo Garrufa), Jorgji, Meçatë, Minxhelatë, Muratenj, Omeratë, Papai (Vasho Papai) dhe Sulobej.

Burimet Redakto

  1. ^ Πανδέκτης: Menína - Neráïdha
  2. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 365.
  3. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 365-367.
  4. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 365.