Miu i murrmë i gjirizeve (Rattus norvegicus) është një nga gjitarët më të njohur në Europë. Ngjyra e gëzofit është e ndryshueshme, por zakonisht është e murrme dhe me shkëlqim. Dëmton të mbjellat dhe është bartës i shumë sëmundjeve të trasmetueshme tek njerëzit dhe tek kafshët. Ai është shumë pjellor dhe përshtatet lehtësisht ndaj ndryshimeve të mjedisit. Ky lloj gjitari mund të ngatërrohet lehtë me Miun e Zi (Rattus rattus) veçanërisht në jug. Kjo specie është më e pranishme në zonat e ngrohta dhe mund të ketë ngjyra të ndryshme pavarësisht nga emri.[1]

Miu i murrmë i gjirizeve
Klasifikimi shkencor
Mbretëria:
Filumi:
Klasa:
Rendi:
Familja:
Gjinia:
Rattus

Kerr, 1792

Statusi Redakto

Nuk ka kërcënime madhore ndaj kësaj specieje. Meqënëse konsiderohet infekstues, popullatat e tij mbahen nën kontroll nga organet e shëndetësisë.

Përhapja dhe habitati Redakto

Ndonëse origjinën e ka nga Azia, ky mi është shpërndarë prej andej në të gjithë botën. Gjendet me shumicë në vendet e Europës Qëndrore dhe Veriore dhe mund të ndeshet në të gjithë rajonin tonë. Jeton kudo ku është njeriu dhe preferon zonat rurale dhe urbane.

Ushqimi Redakto

Ha gjithçka, konsumon çdo gjë të tretshme.

Sjellja Redakto

Miu është një kafshë e shoqërueshme. Ai lëviz gjatë natës, është notar dhe gërmues i mirë. Folenë e ndërton me barëra, mbeturina e materiale të ngjashme, në vrimë ose në zgavër.

Cikli i jetës Redakto

Pjell deri në 5 herë në vit. Bën deri në 12 të vegjël, të cilët maturohen mbas 3-4 muajsh. Jetëgjatësia arrin deri në 3 vjet.

Zëri Redakto

Gërvimë

Referimet Redakto

  1. ^ All Along the Watchtowers