Monumenti i Kostandin Kristoforidhit ndodhet në qytetin e ElbasanitShqipëri. Kjo është një vepër e rëndësishme e skulpturës monumentale shqiptare e ngritur pas v. 1960, punuar nga skulptorët Kristaq Rama dhe Mumtaz Dhrami, e përuruar më 24 nëntor 1962.

Vendndodhja Redakto

Në lulishten me të njëjtin emër, në krah të shëtitores kryesore të qytetit, ku krijon një kompleks unik me torrën lindore të kalasë dhe godinën e teatrit Skampa në kryqëzim me rrugën e Universitetit. Kjo hapësirë është me një pamje prezantuese për qytetin e Elbasanit. Figura është e kompozuar ulur dhe është vendosur mbi një kub të thishte dhe të veshur me mermer të bardhë e me sfond të rrethuar nga pishat. Monumenti i është kushtuar babait të gjuhës shqipe që i parapriu kërkesave të popullit shqiptar për dije, liri dhe mëvetësi kombëtare.

Kostandin Kristoforidhi është ulur, me librin e abetares përpara mbështetur mbi gjunjë, ndërsa shikimin e tret larg në përfytyrimin e historisë që do të rrjedhë më pas, mbi kombin shqiptar. Është realizuar me stil realist-dekorativ në modelimin e sipërfaqeve të figurës, me plastikë të qetë. Skulptura prezanton njëkohësisht aktivitetin e rilindësve elbasanas në shërbim të pavarësisë kombëtare dhe me frymën stilistike të kohës, kur u ngrit kjo vepër skulpturale.