Multiplekseri (ang. multiplexer) është qark digjital, i cili, duke shfrytëzuar n- sinjale seleksionuese, informatat nga 2n-hyrjet e tij i përcjell në daljen d, sipas një radhe të caktuar. Skematikisht multiplekseri mund të paraqitet kështu: Përmes multiplekserit mundësohet përdorimi i një kanali transmetues të informatave nga më shumë shfrytëzues njëkohësisht. Gjithashtu, gjatë përdorimit të njëkohëshëm të një kompjuteri nga më shumë shfrytëzues, në regjimin e punës me ndarje kohe (ang. time-sharing), qasja në kompjuter bëhet me ndërmjetësimin e multiplekserit adekuat.

Paraqitja skematike e multiplekserit 2 në 1.
Paraqitja skematike e demultiplekserit 1 në 2 .

Multiplekseri 2/1 Redakto

Dy vargje të informatave elementare mund të paketohen, ashtu që vargu i ri të formohet duke marrë informatat elementare suksesivisht nga njëri dhe vargu tjetër, përmes multiplekserit 2 në 1, i cili shkurt shënohet edhe si 2/1.1

Multiplekseri 4/1 Redakto

Numri i sinjaleve seleksionuese, përkatësisht numri i kombinimeve të vlerave të tyre, e përcakton numrin e hyrjeve të mundshme të multiplekserit, të cilat mund të zgjidhen për t’i lidhur me daljen e tij. Kështu, te multiplekseri 4/1, përdoren 2 sinjale seleksionuese.

Multiplekseri shumëbitësh Redakto

Multiplekserët e dhënë më sipër njihen edhe si multiplekserë njëbitësh, sepse informatat në hyrjet e tyre paraqesin vargje

informatash binare njëbitëshe. Por,në praktikë, informatat që përpunohen dhe transmetohen janë kryesisht shumëbitëshe. Për paketimin e tyre përdoren multiplekserë adekuat shumëbitësh, të cilët realizohen dhe funksionojnë plotësisht njëlloj si edhe multiplekserët njëbitësh.

 
Funksionet themelore te multiplekserit: kombinimi i shume hryjeve ne nje informate te vetme rrjedhese.Ne anen e pranuesit , nje demultiplekser ndane sinjalin e vetem te arritur ne sinjalin origjinal .


Referime Redakto

Agni Dika https://web.archive.org/web/20120617071807/http://www.agnidika.net/qarqetkombinuese.pdf

Wikipedia http://en.wikipedia.org/wiki/Multiplexer

  • M. Morris Mano; Charles R. Kime (2008). Logic and Computer Design Fundamentals (bot. 4). Prentice Hall. ISBN 0-13-198926-X. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Stampa:CPU technologies