Musa Kraja (Shkodër, 3 tetor 1938 - 13 qershor 2017) ka qenë arsimtar, doktor i shkencave pedagogjike, profesor universitar, autor veprash pedagogjike dhe moongrafish biografike. Për kontributin e tij është nderuar me titullin Mësues i Merituar.[1]

Biografia Redakto

U lind më 3 tetor 1938 në Shkodër, i biri i Abdullahut dhe Lajes. Në vendlindje mori edhe edukimin familjar, arsimin fillor dhe arsimin e mesëm pedagogjik. Po në Shkodër, përkatësisht në Institutin e Lartë Pedagogjik, i kreu edhe studimet e larta për gjuhë-letërsi (1966) dhe për histori-gjeografi (1968), kurse studimet universitare për histori-gjeografi i kreu në Fakultetin e Histori-Filologjisë të Universitetit të Tiranës (1970). Në vitin 1978 mbaroi studimet pasuniversitare për filozofi, pasuar nga gradat shkencore: kandidat i shkencave (1984), docent (1986), doktor i shkencave pedagogjike (1993), asistent profesor (1994), profesor universiteti (2000). Për qëllime studimi qëndroi edhe jashtë vendit, në Zvicër, Turqi etj.[2]

Botime Redakto

  • Portrete mësuesish dëshmorë (1967);
  • “Migjeni Mësues” (1973);
  • “Ndrec Ndue Gjoka” (1974);
  • ”Per  forcimin e punës edukative  ne shkolle” (1981);
  • ”Mësuesit në Kohën e Partisë” (1986);
  • “Probleme shoqërore-pedagogjike”; (1986) ;
  • "Mati Logoreci" (1987), ribotuar “Mati Logoreci, Jeta  dhe Vepra” (2001);
  • ”Për  forcimin cilësor të shkollës” (1988);
  • ”Nexhip Alpan dhe mendimi pedagogjik i tij”, (1992);
  • “Mësuesit për kombin shqiptar” (1993);
  • “Hakmarrja tek shqiptaret (ne optiken e pedagogut),1996;
  • “Pestaloci ne hapsirat shqiptare”(1997);
  • Teksti universitar Pedagogjia, (1998); ribotuar, me  2002;
  • ”Harry Fultz “Idetë dhe veprimtaria pedagogjike ne Shqipëri” (2000);
  • ”Vizione pedagogjike për zonat rurale”,(2003);
  • “Bije të Lunxhërisë për arsimin shqiptar” (Pandeli  dhe  Koto  Sotiri), 2002;
  • ”Pedagogji e  zbatuar”, (2008)

Lidhje të jashtme Redakto

Referime Redakto

  1. ^ "Shuhet nga jeta Prof. Dr. Musa Kraja, yll i pedagogjisë shqiptare". botapress.info. Arkivuar nga origjinali më 8 janar 2020. Marrë më 18 shtator 2017.
  2. ^ Koliqi, Hajrullah (17 korrik 2017). "Musa Kraja - Personalitet i shquar i pedagogjisë dhe arsimit shqiptar". kohajone.com. Arkivuar nga origjinali më 11 shtator 2017.