Nëndetsja është një mjet lundrues i veçantë i përshtatshem për lundrimin nënujë. Nëndetsja e parë, me emrin American Turtle (Breshka Amerikane, për shkak të formës së saj) u ndërtua në vitin 1775 nga inxhenieri David Bushnell, dhe hyri në përdorim një vit më pas, gjatë Luftës së pavarësisë amerikane, në të cilën rreshteri Ezra Lee u përpoq më kot të vendoste një lëndë shpërthyese në një anije angleze në portin e Nju Jorkut.

Nëndetësja turistike Atlantis.
Nëndetëse e llojit Ohio në veprim (vizatim).

Në vitin 1800 amerikani Robert Fulton ndërtoi në Francë Nautilius-in, të gjatë 6 metra e të gjërë 1,80 metra, që mund të zinte 8 persona. Nautilusi mundej të lundronte si në siperfaqe, poashtu edhe të zhytej nën ujë për 8 orë.

Historia Redakto

Rëndësia e nëndetseve Redakto

Nendeteset jane mjete me rendesi te madhe si ne fushat ushtarake, ashtu edhe ne ato civile.

Ne fushat civile rendesia e tyre eshte shprehur gjate eksplorimeve te liqeneve, deteve si dhe thellesive te medha te oqeaneve. Ato jane perdorur per eksplorime dhe per zbulimin e mbetjeve te anijeve te mbytura ne kohet e sotme, apo shekuj me pare(Shembull: Zbulimi i mbetjeve te anijes dikur me te madhe-Titanic)

Ne hapesiren ushtarake nendeteset kane gjetur rolin e tyre ne misionet e fshehta shume sekrete, apo edhe ne bartjen e predhave balistike te cilat kane rendesine e tyre ushtarake. Varesisht prej rolit te tyre, ndryshon edh eforma dhe ndertimi i nendeteseve, ne menyre qe ato ti pershtaten sa me mire rolit qe do te kene, pra per tu ndertuar nje nendetese, duhet te dihet misioni qe ajo do te kete, e menyre qe konstrukti dhe dizajni tu pershtatet sa me mire kerkesave nga shfrytezuesi i mevonshem i asaj nendeteseje.Nendeteset.

Në fushën ushtarake Redakto

Para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, roli kryesor i nëndetëses ishte lufta kundër luftanijeve. Nëndetëset do të sulmonin ose në sipërfaqe, duke përdorur armë në kuvertë ose të zhytur, duke përdorur torpedoes. Ata ishin veçanërisht të efektshëm në fundosjen e anijeve transatlantike të Aleatëve në të dy Luftërat Botërore, dhe në prishjen e rrugëve japoneze të furnizimit dhe operacionet detare në Paqësorin në Luftën e Dytë Botërore.

Nëndetëset zakonisht mund të lokalizojnë dhe sulmojnë nëndetëse të tjera vetëm në sipërfaqe, megjithëse HMS Venturer arriti të fundos U 864 me një përhapje katër torpedo ndërsa të dy ishin zhytur. Britanikët zhvilluan një nëndetëse të specializuar anti-nëndetëse në Luftën e Parë Botërore, klasa R. Pas Luftës së Dytë Botërore, me zhvillimin e torpedos së shtëpisë, sistemet më të mira të sonarit dhe shtytjes bërthamore, nëndetëse gjithashtu u bënë në gjendje të gjuanin njëri-tjetrin në mënyrë efektive.

Në fushën civile Redakto

Gjatë Luftës Civile në Amerikë, kapiteni jugor H.L. Hunley ndërtoi një nëndetëse që vihej në lëvizje me krahë. Me këtë mjet, të pajisur me një direk që zgjatej nga bashi dhe tek i cili ishte lidhur në mënyrë të sigurtë një ngarkesë ekspolzive, u fundos në vitin 1864 fregata veriore Housatonic: ky ka qenë operacioni i parë ushtarak në histori i një nëndetëseje që përfundoi me sukses.

Shiko edhe Redakto

Lidhje të jashtme Redakto