Nazire Curaj ishte arsimtare dhe atdhetare e dalluar nga Kraja.[1]

Biografia Redakto

Nazire Curaj u lind në vitin 1946 në Krajë. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje ndërsa shkollën normale në Ferizaj. Pas përfundimit të normales fillon punën si mësuese në vendlindje në vitin 1966. Nga viti 1967 e deri në vitin 1992 kaloi nëpër një kalvar të vërtetë. Disa herë kaloi ilegalisht dhe qëndroi në Shqipëri, organizoi dhe ishte pjesmarrëse në demonstratat e vitit 1981 në Kosovë, formoi grupin ilegal "Jehona e Krajës", shkroi dhe shprëndau material propagandues. Ishte e ndjekur këmba-këmbës nga UDB-ja, e torturuar fizikisht dhe mendërisht. E burgosën disa herë, në Ferizaj, në Nish, në Mitrovicë, në Prishtinë, në Beograd, në Shpuzë. Jetoi me tri vajzat e saj në vuajtje dhe varfëri të madhe. Rifilloi punën në Ferizaj vetëm më 1992. Nazire Curaj gjendet në piedestalin e veprimtareve shqiptare për çlirim dhe bashkim kombëtar.[2]

Referime Redakto

  1. ^ Haqif Mulliqi: Nazire Curaj, ish e burgosur politike, Revista "Zëri", Prishtinë, 20 korrik 1996 (fq. 28 - 31), 3 gusht 1996 (fq. 36 - 39) dhe 17 gusht 1996 (fq. 32 - 35).
  2. ^ Hajrullah Koliqi:Gruaja ndër shekuj (Arsimimi dhe emancipimi i saj), Libri shkollor, Prishtinë, 2009, fq. 359 - 360.