Ndue Bytyçi (1847-1917) ka qenë një poet, meshtar dhe mësues shqiptar nga rrethina e Shkupit. [1]

Biografia Redakto

Ndye Bytyçi lindi në fshatin Bytyç, në rrethinë të Shkupit. U shkollua në Kolegjin Saverian të Jezuitëve në Shkodër. Shërbeu si prift në Pejë, Prizren, Gjakovë dhe në lokalitete të tjera të Malësisë së Mbishkodrës. Njëkohësisht punoi si mësues në Dioqezën e Shkupit dhe të Pejës. Kishte njohuri të gjithanshëm fetare, filozofike dhe filologjike. Ishte njohës i mirë i letërsisë klasike.[2]

Kontributi Redakto

Vepra e tij me titull "Vjersha fetare" mbeti në dorëshkrim, sikundër edhe teksti i shqipëruar i Psalmeve të Davidit. Shkroi edhe poezi të tjera dhe trajtoi motive të ndryshme. Në vjershat e tij fetare bëjnë pjesë: "Mundimet e Jezu Krishtit", "Vaji i Zojës së Bekueme", "Shpirti em e madhnon Zotin!", "Atyna", "Udha e Krygjës", "U baftë vullnesa yte" etj. Në veprën e atë Jak Jungut "Kulshedra e shpirtit sbulue t rriive", në kapitullin "Shahiri Elierz" u botuan vjershat "Peshkaxhija", "Çobejt", "Mymleqeti", "Barkaxhija", "Lugati" dhe "Kastigimi". Bytyçi është poet romantik. Krijoi poezi patriotike dhe sociale. Më 1887 në Shkodër botoi poezinë "Mymleqeti" (Atdheu). Vargje poetike ia kushtoi atë Leonardo de Martinos. Ishte njëri ndër poetët e parë shqiptarë që kultivoi sonetin. Botoi kryesisht në revistat e jezuitëve "Lajmëtari i Zemrës së Krishtit", "Leka" etj.[3]

Shih edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 1. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 247. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
  2. ^ Elsie, Robert (1997). "Historia e Letërsisë Shqiptare" (PDF). Dukagjini. Marrë më 10 mars 2018.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  3. ^ https://www.radiokosovaelire.com/ndue-bytyci-1847-1917-rilindes-atdhetar-klerik-dhe-perkthyes-njohur/