Ndue Paluca (1881, Gjakovë, Kosovë - 1958, Buffallo, SHBA) ishte mësimdhënës dhe publicist shqiptar nga Gjakova në një familje me origjinë nga Mirdita.[1]

Biografia Redakto

Ndue Paluca lindi në vitin 1881 në Gjakovë. Mësimet e para i kreu në Shkollën shqipe të Prizrenit ndërsa studioi në Vjenë dhe Klagenfurt të Austrisë për pedagogji dhe shkencat e natyrës. Në shoqërinë kulturore “Dija” të studentëve shqiptarë në Austri, Paluca qe në kryesinë e saj. Pas mbarimit të studimweve (1906) kthehet në Prizren dhe një vit më vonë caktohet mësues në koloninë arbëreshe të Borgo Erizzës (Zara). Në vitin 1912 transferohet në Shkup, ku kryen edhe detyrën si përkthyes i konsullatës austro-hungareze.

Më 1914 Ndue Paluca shkon në Vjenë për të kryer studimet e larta. Më pas kthehet në Shkodër si administrator dhe shoqërues i studentëve që shkonin në Austri nga administrata shqiptare në Shkodër.

Me këto cilësi në 1916 merr pjesë në Komisine Letrare Shqipe në Shkodër që ishte një këshill i formuar nga intelektualët më në zë të kohës mbi çështjen e gjuhes shqipe. Në këtë elitë merrnin pjesë edhe shumë albanologë të huaj.

Ndue Paluca vdiq në Buflallo të Shteteve të Bashkuara në vitin 1958.[2]

Veprat Redakto

  • "Abetar",
  • "Shkollë dhe jetë",
  • "Aritmetika për shkollat fillore",
  • "Antologjia për shkollat e mesme",

Referime Redakto

  1. ^ https://drini.us/komisia-letrare-shqipe-ne-shkoder-1916-1918/
  2. ^ https://diasporashqiptare.al/2022/06/28/personalitet-ne-diaspore-ndue-paluca-mesuesi-i-zares-i-lindur-ne-gjakove/