Neki Juniku (1942, Gjakovë) është psikolog dhe profesor universiteti. [1]

Biografia Redakto

Neki Juniku lindi më 12 gusht të vitit 1942 në Gjakovë, ku kreu shkollën fillore dhe të mesme. Studimet themelore dhe magjistraturën për psikologji i kreu në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Beogradit. Një kohë punoi mësimdhënës i lëndës së psikologjisë në Shkollën Normale, ndërsa nga viti 1967 u zgjodh asistent dhe ligjërues i psikologjisë në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Bëri një specializim në Universitetin e Floridës, në SHBA më 1973. U doktorua në fushën e shkencave psikologjike në Universitetin e Prishtinës në vitin 1989. Gjatë viteve në vijim vazhdoi punën e mësimdhënësit, duke marrë të gjithë titujt universitarë. Gjatë viteve 1999-2003 ishte dekan i Fakultetit Filozofik dhe njëri nga bashkëthemeluesit e departamentit të psikologjisë në kuadër të këtij fakulteti, të cilin e udhëhoqi deri në pensionim. Është autor dhe bashkautor i disa botimeve nga fusha e psikologjisë, përfshirë edhe disa tekste për shkolla të mesme. [2] [3]

Publikimet Redakto

  • "Psikologjia" (bashkautorë)
  • "Kaptina nga psikologjia" (1987)
  • "Modifikimi i sjelljes në shkollë" 1997
  • "Qasje teorike të fenomenit të ankthit" (2012)
  • "Terapia e njohjes dhe e sjelljes në evitimin e ankthit" (2015)

Shih edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 1. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 724. ISBN 9789951615846. OCLC 1083870022.
  2. ^ Nushi, Pajazit (2014). Leksikon i psikologjisë. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 380. ISBN 9789951615389.
  3. ^ Koliqi, Hajrullah (2022). "Fjalor Enciklopedik i Edukimit". (Encyclopedic Dictionary of Education). Vëll. 1. Prishtinë: Universiteti i Prishtinës. fq. 663.