Nezir Halimi (1917 - 1998) ka qenë arsimtar dhe aktivist i dalluar që ka dhënë kontribut në zhvillimin e arsimit në Kosovë.[1]

Biografia Redakto

Nezir Halimi lindi në fshatin Kadër (Zasellë) në vitin 1917, shkollën fillore e kreu në vendlindje, medresenë "Gazi Isa Beg" në Mitrovicë. Në vitin 1942 e kreu kursin pedagogjik në Prishtinë dhe u emërua mësues në fshatin Kadër, me mësuesin Sejdi Sylejmani. Pas Luftës së Dytë Botërore emërohet mësues në Pozhoran të vitisë. Më 1952 e kreu Shkollën Normale të Gjakovës dhe emërohet drejtor i shkollës në Stantërg dhe pas një viti transferohet në Mitrovicë. Ishte këshilltar arsimor i Entit Arsimor Pedagogjik të Mitrovicës. Vdiq në Mitrovicë.[2]

Shih edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ Veseli, Abdylaziz. Shkollat dhe arsimi shqip në prefekturën e Mitrovicës gjatë periudhës 1941-1944. Gjilan: pika5A. ISBN 9951-12-003-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Veseli, Abdylaziz. Shkollat dhe arsimi shqip në prefekturën e Mitrovicës gjatë periudhës 1941-1944. Gjilan: pika5A. ISBN 9951-12-003-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)