Nikishtani
Никиштане
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej1,114

Gjeografia Redakto

KARAKTERISTIKAT NATYRORE - GJEOGRAFIKE

Pozita gjeografike, kufijtë dhe madhësia e territorit

Fshati Nikishtan shtrihet në lartësi mbidetare prej merta lartësi mbidetare, pra është fshat luginor. Gjendet në 42˚03’ të gjerësisë gjeografike veriore dhe 20˚20’ të gjatësisë gjeografike lindore. Fshati Nigishtan gjendet në pjesën veriperëndimore të qytetit të Shkupit, gjendet 13 kilometra larg qytetit të Shkupit. Në vitin 1996 kur u bë ndarja territoriale, fshati Nigishtan u përfshi në komunën e Karposhit, por pas ndarjes së re territoriale të vitit 2004 fshati Nigishtan hyri në kuadër të komunës së Gjorçe Petrovit. Nigishtani është 9 kilometra larg nga qendra komunale e cila gjendet në komunën e Gjorçe Petrovit. Në pjesën lindore të fshatit Nigishtan gjendet i Mali Zi i Shkupit, pika më e lartë e të cilit është Sheshtina me një lartësi prej 1651 metra lartësi mbidetare, nga ana perendimore gjendet fshati Graçan dhe nga ana veriperëndimore gjendet fshati Kuçkovë, i cili është i popullarizuar me popullsi maqedone. Nga ana e majtë e fshatit Nigishtan kalon lumi Lepenc, i cili paraqet bukuri për fshatin.

Relievi

Fshati Nigishtan shtrihet në pjesën e lugines të cilin e rrethojne disa male të vogla përreth, fshati është në lartësi mbidetare 1152 metra. Hapësira ku gjendet fshati është rrafshinore, në disa vende ështe edhe e pjerrët në pjesët afër maleve. Në pjesën, juglindore vazhdon hapësira e fushës, ndërsa nga hapësira ku është fshati duke shkuar ka veriperëndimi fillojnë malet ku edhe mbaron në kufirin me Republikën e Kosovës. Në pjesën fushore erozioni fluvial ose lumor dhe nga prurjet e përoit i cili kalon nëpër fshat paraqet procesin gjeomorfologjik të formave relievore si rezultat i ujërave rrjedhës. Formimi i formave relievore kryhet në kuadër të proceseve fluviale. Relievi është i formuar si pasojë shumëvjeçare e erozionit të shirave dhe bartjeve nga pjesa e rrjedhës së përroit të fshatit dhe duke sjellur materialin sedimentues dhe duke e grumbulluar në hapësirën ku gjendet fshati. Për këtë reliev kemi si fakte format të cilat gjenden në pjesën e poshtme të fshatit, kurse në pjesën e epërme dhe pjeset e pjerëta të fshatit kanë reliev kodrinor të cilin e përbëjnë shkëmbinj sedimentar gëlqeror. Relievi ka ndikuar që fshati të ketë një shtrirje të grumbulluar dhe gjatësore.

Klima

Klima merret si regjim i tipeve të motit, varet nga kompleksi i dukurive të cilat ndahen në dy grupe kryesore: elementet klimatike dhe faktorët klimatik . Klima paraqet karakteristikë specifike fiziko – gjeografike. Prej klimës gjegjësisht prej elementeve dhe dukurive klimatike siç janë: temperatura, lagështia e ajrit, reshjet me të madhe ndikojnë për procesin e formimit të tokës prodhuese, sasisë së ujit të lumenjëve, begatisë dhe llojllojshmërisë së botës bimore dhe shtazore. Gjithashtu kushtet klimatike kanë veprim të ndryshëm edhe ndaj ekonomisë, para së gjithash në bujqësi, komunikacion, si edhe ndaj jetës dhe shëndetit të njerëzve në fshatin Nigishtan. Në klimën drejtpërsëdrejti ndikojnë më shumë faktorë klimatikë. Më të njohur janë: pozita gjeografike dhe relievi, afërsia me Detin Adriatik pra në linjë ajrore larg është 80 km, ndikimi i qarkullimit të përgjithshëm të atmosferës. Pozita gjeografike e fshatit, gjegjësisht gjerësisë gjeografike që shtrihet. Struktura relievike është faktorë, ka ndikim të rëndësishëm ndaj klimës. Relievi ndikon paralelisht me lartësinë dhe drejtimin e shtrirjes së maleve, luginës lumore, dhe pjesës fushore. Masivi malor i Sharrit gjendet larg Nigishtanit pra gjendet në pjesën perëndimore, nuk lejon depërtimin e ndikimeve të ngrohta nga perëndimi por gjithashtu ndal edhe masat ajrore të ftohta nga veriu dhe verilindja. Gjithashtu Mali i Zi i Shkupit pengon depërtimin e masave ajrore nga lindja. Mali i cili qëndron në pjesën lindore, pra para fshatit nuk mundëson që masat ajrore që vijnë nga Deti Egje, por ato mund të futen në pjesën fushore të tij. Faktorët klimatikë ndikojnë direkt në elementet dhe dukuritë meteorologjike – klimatike. Elementet dhe dukuritë meteorologjike janë: temperatura e ajrit, reshjet, erërat, lagështia e ajrit, shkëlqimi diellor, vranësira dhe mjegullirat. Në temperaturën e ajrit ndikon gjerësia gjeografike, struktura relievore, largësia prej detërave, prezenca e ujërave, bota bimore, etj. Në varshmëri prej këtyre faktorëve paraqiten ndryshimet në temperaturë, si në drejtimin horizontal ashtu edhe në atë vertikal. Temperatura e ajrit trajtohet si element themelor në përcaktimin e tipit klimatik të një vendi. Klima është e mesme kontinentale. Klima është me kontraste të shprehura nëpër stinët, mirëpo është e shëndetshme. Lëvizja e temperaturës është me rëndësi të shihet edhe sipas stinëve të vitit. Kjo ka rëndësi të madhe për zhvillimin ekonomik, në rend të parë të prodhimtarisë bujqësore . Inverzioni i temperaturës sajohet kur ajri i ftohtë prej pjesë jugore si më i rëndë lëshohet në fushën fshatit dhe prej pjesës fushore ajri i ngrohtë ngritet lartë, i cili si më i lehtë do të ngritet në male. Ajri i këtillë i ftohtë mund të qëndrojë shumë kohë në pjesën fushore, që pos temperaturave ekstreme të ulëta mund të formohen edhe mjegullira të dendura, kurse në malet e larta për rreth ngrohë dielli. Dukuria e inverzionit kaplon edhe fshatin Nigishtan. Gjatë inverzionit të temperaturës në pjesën fushore është më ftohtë se në fshat dhe pjesët malore të fshatit. Natyrisht, kjo dukuri e lëvizjes së masave ajrore që sajon inverzioni janë kryesisht në muajt e vjeshtës dhe dimrit. Vranësira është element i rëndësishëm klimatik, sepse ndikon në rrezatimin diellor dhe tokësor, temperaturën e ajrit, lagështinë relative të ajrit, në sasinë e reshjeve e tjerë. Vranësira mestare në Nigishtan është e lartë. Kështu, për shembull, vlera e vranësirës arrin prej 5,6 të dhjetat. Vranësira mesatare mujore është më e madhe gjatë muajve të dimrit, ndërsa më e vogël gjatë stinës së verës. Erërat lokale, si element me rëndësi klimatike kushtëzohen nga qarkullimi ajror dhe topografia . Specifikat gjeo – morfologjike dhe karakteristikat e përgjithshme klimatike, janë dukuri të shpeshta si rezultat i ndryshimeve të temperaturës midis hapësirave të caktuara. Lëvizjet e masave ajrore – erërat janë të determinuara prej konfiguracionit të terrenit . Shpeshtësia e erës së veriut është 220‰ dhe me fuqi mesatare pre 1,5 bofora dhe me shpejtësi prej 1,6 m/s. Veriu fryn gjatë gjithë vitit por maksimumin e arrin gjatë prillit prej 270‰ me shpejtësi mestare prej 2,1 m/s. Era verilindore paraqitet me shpeshtësim prej vetëm 90‰, me fuqi prej 1,9 boforave dhe me shpejtësi deri në 2,2 m/s. Fuqia maksimale e erës verilindore arrin prej 8 boforave me shpejtësi maksimale prej 19 m/s. Era veriperëndimore dallohet me shpeshtësi mesatare prej 76‰ me shpejtësi prej 1,5 m/s dhe me fuqi prej 1,6 bofora. Fuqia maksimale e erës veriperëndimore arrin 10 bofora, me shpejtësi maksimale prej 26,5 m/s. Era perëndimore dallohet me shpeshtësi prej 68‰, era juglindore 48‰, era jugperëndimore 44‰ dhe ajo jugore prej 25‰. Shpejtësia e këtyre erërave lëvizë prej 3 deri në 9,7 m/s. Reshjet janë përbërësit kryesorë për formimin e rrjedhjeve sipërfaqësore ujore. Hartat izohietike paraqesin sasinë e reshjeve në vende të ndryshme, ku vijat izohietike bashkojnë pikat e vendeve me sasi të njejtë të reshjeve. Sasia mesatare e reshjeve është 783.8 mm. Sasia më e madhe e reshjeve bie gjatë stinës së vjeshtës. Gjatë periudhës së verës ka më pak sasi të reshjeve edhe atë në muajin gusht dhe shtator. Reshjet bien në formë të shiut, borës dhe breshërit. Reshjet e borës janë gjatë dimrit. Paraqiten afro 22 ditë në vit me reshje bore. Trashësia e borës shkon deri 25 centimetra në vit. Periudha me reshje bore zgjat nga nëntori deri në mars. Reshje breshëri kemi gjatë periudhës së verës. Breshëri shkakton dëme në bujqësi. Ngricat në Fushen e Shkupit fillojnë me 26 tetor, ndërsa data e 11 prillit të stinës së pranverës është fundi i tyre. Mesatarja e ngricave arrin prej 168 ditë. Megjithatë, ditë me ngrica të vërteta janë vetëm 90 ditë. Ngricat në disa raste sjellin dëme në kulturat bujqësore. Sasia e madhe e reshjeve, gjatë pranverës dhe vjeshtës shkakton përmbytje të pjesës fushore dhe të fshatit. Përmbytje të pjesës fushore kemi pasur gjatë vitit 1979, por përmbytje më të vogla kemi pasur edhe pas vitit 1979, të cilat kanë qenë të shkaktuara edhe nga përroi i fshatit. Përmbytjet të fshatit në vitet e fundit nuk kemi sepse nuk ka shumë reshje.

Hidrografia

Pasuria me ujëra ka qenë si shkak për themelimin e këtij vendbanimi dhe funksionimin e tij të mëtutjeshëm. Atari i fshatit Nigishtan është shumë i pasur me ujëra nëntokësorë karstik dhe mineral, me përrocka, lumenjë të vegjël por në afërsi të fshatit kalon lumi Lepenec. Ujërat karstik dhe mineral përdoren nga ana e popullsisë së fshatit për pije dhe nevojat tjera, kurse uji i përrockave dhe lumenjëve të vegjël përdoret për ujitjen e sipërfaqeve bujqësore. Uji është pasuria e madhe e cila mundëson jetën në këtë fshat. Ujërat janë afër sipërfaqes afërsisht 5 m deri 12 metra. Edhe pse kemi pasuri të madhe me ujëra nëntokësorë dhe sipërfaqësor, ato mund që në të ardhmen të jenë të papërdorshëm si shkak i ndotjes së madhe. Gjithashtu përrockat, lumenjtë e vegjël dhe ujërat nëntokësorë mund që të shteren nga shkaku i përdorimit të tepërt të ujit në mënyrë të pakontrolluar nga ana e banorëve të Nigishtanit. Duhet që në të ardhmen të merret parasysh mbrojtja dhe menaxhimi i ujërave.

Lloji i Tokave

Hapësira e atarit të fshatit Nigishtan krakterizohet me disa tipa tokash – dheu të ndryshme, në varshmëri prej cilësive të substratit në të cilat janë formuar. Pos substratit, rol të rëndësishëm në formimin e tyre ka luajtur dhe luanë edhe struktura e relievit, ekspozicioni i terrenit dhe pjerrtësia e tij, kushteve dhe specifikave klimatike ( rrezatimi diellor, temperaturat, reshjet ) , fuqia transportuese e ujërave ( erozioni fluvial ), struktura e botës bimore, e tjerë. Në bazë të kushteve të këtilla, gjatë evulucionit të gjatë gjeologjik dhe ndryshimeve tektonike të blloqeve shkëmbore e sedimenteve të periudhave të ndryshme kanë formuar që në sipërfaqe relativisht të vogla të paraqiten tipa tokash të ndryshme. Pra, formimi i tokave është rezultat i veprimit të proceseve të gjata kohore pedogjenetike në kushte mikrorajonale, fragmentet e të cilave dëshmojnë për një strukturë të llojllojshme të substratit dhe të kushteve të tjera sekondare në formimin e tyre . Në varshmëri prej lartësisë mbidetare ndryshojnë edhe tipet e tokave, pra lloji i tokës është ndryshe nga pjesa e rrëzës së malit dhe fushës. Kushtet e klimës kontinentale me ngrohtësi të mjaftueshme për argjilogjenezë, pastaj ndërrimi prej verës së ngrohtë dhe të thatë në dimra me lagështi të ashpër dhe paraqitja e pyjeve termofile dhe kserofilë të dushqeve, me përqindje të madhe mbulese të tokës me vegjetacion kserofil barishtor, relievi i përshtatshëm ka ndikuar për formimin e tipave dherave është pothuaj sekondar sepse nuk paraqiten si stadium i parë. Në stadiumin e evulucionit i paraprijnë dherat e klasave A – C dhe AC. Një prej proceseve kryesore për formimin e këtyre dherave është humusi, pra në pjesën fushore, si dhe elementet tjera biogjene. Këto procese kryhen me shndërrimin e dherave të pasura me bazë mbetjesh prej vegjetacionit të druror dhe vegjetacionit barishtor, me formimin e horizontit më të hollë humusor, me humus në të cilin mbretërojnë tokat humusore ndaj tokave fluviobazike ( të tharbëta ) dhe ajo kryesisht vjen si rezultat i lidhjeve të fraksioneve me Ca dhe argjilat . Në sajimin e dheut, faktorë dominant gjithsesi janë ndikimi i dritës dhe nxehtësisë diellore, ndikimi i ngricave, erërave, reshjeve. Në formimin e dheut prodhues ndikojnë edhe ujërat rrjedhës: lumenjtë, përrojet, lugjet të cilët shtresojnë rërë të imët, lym, etj. Gjithashtu, në mënyrë aktive ndikojnë edhe bimët dhe shtazët. Në ritjen e kualitetit të dheut prodhues ndikon edhe njeriu me punën e tij.Në pjesën e thellë fushore kemi të përhapur tokën moçalore, e cila është joproduktive, me shumë punë sjellë shumë pak produkte bujqësore. Kjo tokë është fituar me tharjen e moçaleve të cilët kanë zënë një sipërfaqe të madhe. Toka aluviale përfshinë një sipërfaqe më të madhe ashtuqë përfshinë hapësirën më të madhe të fushës së Nigishtanit dhe hapësirën rreth fshatit dhe hapësirën ku është fshati. Toka aluviale është formuar me shtresimin e materialit të imët prej lumenjve në pjesën rrafshinore. Ky tip i tokës karakterizohet me përbërje ranore – argjilore ose argjilore – ranore. Janë të begatshme me materie ushqyese dhe është e plleshme. Në tokën aluviale kultivohen kulturat kopshtare, kulturat furagjere dhe industriale. Në pjesën ku mbaron fshati dhe ku fillon rrëza e maleve, paraqitet toka e kuqe. Kjo lloj toke dallohet prej asaj mediteranike për nga pëbërja gëlqerore. Kjo lloj toke përmban argjil dhe koloide dhe dallohen për nga varfëria me humus, prandaj bëjnë pjesë në tokat e grupit me plleshmëri të vogël. Në këtë tokë më parë është mbjellur duhan, është kultivuar hardhia e rrushit dhe është mbjellur thekër, tërshërë, elb dhe shumë pak është mbjellë grurë, kurse tani vetëm 1 deri 2 hektarë edhe atë mbjellet me drithëra. Toka e kuqe është hapësirë nën kullota e me këtë mundëson që banorët e fshatit të kullotin bagëtinë. Kullotat mundësojnë zhvillimin e blegtorisë në këtë fshat. Toka ngjyrë kafeje bën pjesë në tokat e tipit të ganjaçeve, podzolet dhe tokat silikate ngjyrë kafeje. Lloji i këtillë i tokës është sajuar nën ndikimin e pyjeve ( bungu, dushku, frashëri, shkoza dhe pyje të tipeve të tjera ) dhe vegjetacionit barishtor. Toka e këtillë paraqitet në malet e ulta të cilët e rrethojnë fshatin. Tokat prodhuese janë begati e madhe e fshatit Nigishtan. Është e pamundshme të mendohet zhvillimi i bujqësisë pa toka prodhuese. Ato janë shumë të rëndësishme për jetën e njeriut, sepse janë burim për prodhimin e ushqimit. Në to prodhohen të gjitha llojet e kulturave drithërore, perimet, kulturat industriale, furagjere, pemët dhe hardhia e rrushit. Prej tyre sigurohen prodhimet e nevojshme për ushqimin e popullsisë dhe lëndë të ndryshme për industri. Toka e cila është e përhapur në pjesën e maleve është e pasur me kullosë. Kullotat në male ndikojnë në zhvillimin e blegtorisë që është shumë me rëndësi për ushqimin e popullsisë.

Bota bimore dhe shtazore

Bota bimore dhe shtazore është karakteristike si për nga llojet ashtu edhe për nga struktura e shtrirjes së llojeve bimore në brezat hipsografik. Poashtu është karakteristike edhe bota shtazore i përgjigjet zonës së mesme klimatiko – vegjetative kontinentale evropiane. Brezi i bungut është karakteristikë për zonën më dendroflorë jo vetëm në këtë hapësirë, por edhe më gjërë. Është karakteristike të përmendet se ky lloj druri meqenëse se gjendet në lartësinë mbidetare prej 650 – 800 metra lartësi mbidetare, dhe më afër vendbanimit, pjesa më e madhe e sipërfaqeve të tyre është e shkatërruar. Bungu ndahet kryesisht në dy grupe të mëdha: bungu i diellit ( bungu i bardhë ) dhe bungu i hijeve ( bungu i zi ). Malet të cilat e rrethojnë fshatin disponojnë me një sipërfaqe shumë tepër të vogël të drurit të bungut. Llojet më të rëndësishme të bungut që hasen është dushku ( Quercus robur L. ) dhe dushku i butë ( Quercus fraineto ). Në pjesën fushore dhe në hapësirën e fshatit hasen bimët natyrore si: trendafili i egër, plepi, bagremi, frashëri, mështekna dhe shumë bimë të ulëta, kurse prej bimëve kultivuese kemi drithërat ( gruri, elbi, thekëra, tërshëra ), pemët ( molla, dardha, kajsia, pjeshka, rrushi, qershia, vishnja, fiku, kivi, kumbulla e zezë, kumbulla e rëndomtë, arra, lajthia, etj ) perimet ( domatet, patatet, specat, bizelja etj ), bimët industriale ( duhani, soja, luledielli, etj ), bimët foragjere ( jonxha, tërfili, etj ). Ndërsa në kompleksin malor kemi të përhapura kullotat, pastaj ka shumë bimë shëruese, kurse prej llojeve të drunjëve kemi: dushkun, dushkun e butë, lajthinë, frashërin, shkozën, ahun i cili në kohën e fundit zenë një sipërfaqe prej rreth 2 deri 3 hektarë, dëllinja, pisha, trendafilin e egër, thëna, mështekna, jorgovani, etj. Bota shtazore është shumë e pasur pasiqë e mundësojnë kushtet e përshtatshme klimatike, hidrologjike dhe bota bimore. Bota shtazore është e pasur me kafshët dhe shpezët. Kemi shtazë shtëpiake dhe të egra dhe poashtu kemi shpezët e buta dhe shpezët e egra. Prej kafshëve shtëpiake kemi: lopën, dhinë, delen, kalin, kurse prej kafshëve të egra kemi: kaprollin, ujkun, dhelprën, luqerbullin, derin e egër, qelbësin, macën e egër, lepurin, lloje të ndryshme të krimbave, hardhucën, shumë insekte, lloje të ndryshme të gjarpërinjëve, lloje të shumta të peshqëve, bretkocën, etj. Prej shpezëve shtëpiake kemi: pulën, patën, rosën, gjelin e detit, pëllumbin e butë, kurse prej shpezëve të egra kemi: pëllumbin, fazanin, thëllëzën, skifterin, patën e egër, rosën e egër, korbin, laraskën, shqiponjën, llojet e ndryshme të bilbilave, pulën e zezë, etj. Por në llojet dhe numrin e shtazëve ndikon negativisht njeriu i cili për çdo ditë po pret në mënyrë të pakontrolluar, i thanë pjesët kënetore me këto veprime zvogëlon arealin e shtazëve, por gjithashtu vlen të përmendet se disa gjuetarë po gjuajnë kafshët dhe shpezët të cilët janë lloje të rrezikuara. Bota shtazore ka një rëndësi të madhe për banorët e këtij fshati pasi që njëherit sigurohet ushqim si dhe mundësojnë zinxhirin ushqimor në natyrë. Pasuria e botës bimore dhe shtazore mundëson që të zhvillohet turizmi malorë në të ardhmen. Duhet që në të ardhmen të merren masa për mbrojtjen e botës bimore dhe shtazore, që kanë vlerë shumë të madhe për popullsinë e këtij fshati.

Demografia Redakto

VEÇORITË DEMOGRAFIKE

Historia e popullimit

Sa i perket historikut të fshatit, sipas teftereve apo dokumenteve turke të shekullit të XVII, thuhet se ky vendbanim është i vjeter dhe se aty pranë kanë kaluar dy rrugë kryesore që kanë lidhë Shkupin me Grykën e Kaçanikut dhe Malsinë e Sharrit, të cilat janë ndarë në fshatin Bardovcë të Shkupit dhe kanë kaluar pranë fshatit. Për vjetërsinë e fshatit dihet sipas disa të dhënave prej fshatarëve. Sa i perket historikut të fshatit, sipas teftereve apo dokumenteve turke të shekullit të XVII, thuhet se ky vendbanim është i vjeter dhe se aty pranë kanë kaluar dy rrugë kryesore që kanë lidhë Shkupin me Grykën e Kaçanikut dhe Malsinë e Sharrit, të cilat janë ndarë në fshatin Bardovcë të Shkupit dhe kanë kaluar pranë fshatit. Për vjetërsinë e fshatit dihet sipas disa të dhënave prej fshatarëve. Në vitin 1947 Nigishtani ka qenë fshat i tipit të dendur, qendra e fshatit ka qenë te Xhamia e vjetër, ku tash xhamia e vjetër nuk egziston, për arsye se kemi ndërtu Xhami të re. Në vitn 1947 në fshat kanë jetuar banorë shqiptarë me fe islame. Nigishtani ka qenë i ndarë në dy mahallë: Mëhalla e Poshtme dhe e Epërme.Thuhet se në fshat ka pasur një xhami dhe një kishë. Xhamia ka qenë e ndërtuar shumë moti. Fshati Nigishtan me një shpejtësi shumë të madhe i është ndryshuar pamja dhe është rrtiur numri i shtëpive dhe numri i banorëve. Sot është fshat i madh dhe i rregulluar mirë, me një infrastrukturë në gjendje të mirë. Sot fshati ka afërsisht 230 shtëpi dhe 1200 banorë, ka një shtrirje gjatësore përgjatë luginës së fshatit, me një qendër, posedon një shkollë 8 vjeçare, ka një objekt fetar pra një xhami, 3 dyqane, një çajtore, një stadium për futboll të vogël, ka edhe puntori të vogla zdrukthtarish, të cilët bëjnë punimin dhe rregullimin e mobiljeve, dyrve dritareve dhe shum produkteve tjera të drurit. Bujqësia dhe blegtoria janë degë kryesore ekonomike.

Numri i popullsisë

Dihet se objekti themelor i studimit të demogjeografisë është përcjellja e lëvizjes të numrit të popullsisë së përgjithshme që njëherit paraqet përcaktuesin kryesor të të gjitha strukturimeve të mëtejshme. Me lëvizjen e përgjithshme të numrit të popullsisë nënkuptojmë: lëvizjen e numrit të përgjithshëm, lëvizjen biologjike ose natyrore, lëvizjen mekanike dhe lëvizjen shoqërore, që është lëvizje cilësore.

Të gjitha këto komponenta demografike të popullsisë e kanë thelbin e vet të lëvizjes – evolimit, treguesit dhe mënyrën e përllogaritjes.

Numri i përgjithshëm i popullsisë është treguesi statistikor i pare i cili sigurohet nga regjistrimet e popullsisë në atë që quhet “ momenti kritik ” ose ndryshe thënë paraqet momentin e regjistrimit të popullsisë në një vend të caktuar e në këtë rast në fshatin Nigishtan. Kur merret nga regjistrimi numri i popullsisë është tregues statistikor momental. Numri i popullsisë pasqyron ndryshimet që ndodhin në popullsinë e një territori në kohë, kuptohet nën ndikimin e faktorëve të ndryshëm si: lindshmëria, vdekshmëria, migrimet, luftërat, epidemitë, etj . Duke qenë kështu një madhësi shumë e ndryshueshme. Për të patur tregues të tillë statistikorë sa më korrekt para se të fillojë regjistrimi i popullsisë është e domosdoshme të përcaktohet saktësisht se çfarë do të konsiderohet popullsi e arealit human përkatës gjeografik. Tradicionalisht kanë ekzistuar dy përcaktime themelore: popullsi e përhershme ( banuese ) dhe popullsi e pranishme në momentin e regjistrimit, pavarësisht se ku është vendbanimi i saj . Në vitin 1961 fshati Nigishtan ka pasur gjithsejt 594. Në vitin 1994 numri i banorëve ka qenë 869 banorë. Në vitin 2002 sipas të dhënave jozyrtare numri i banorëve është 1083, kurse tash numri i popullsisë është diku rreth 1208 banorë.

Lëvizja natyrore e popullsisë

Rritja e numrit të popullsisë, kryesisht është rezultat i shtimit natyror, që paraqet dallim midis lindshmërisë ( natalitetit ) dhe vdekshmërisë ( mortalitetit ), ndërsa në masë të vogël edhe prej lëvizjes mekanike të popullsisë. Shtimi natyror i popullsisë varet prej më shumë faktorëve, para së gjithash, prej rritjes së standardit jetësor, mbrojtjes shëndetësore, nivelit kulturoro – arsimor të popullsisë, edukimit të bashkëshortësive për planifikimin e familjeve, emancipimi i gruas, politika popullative etj. Lëvizja natyrore e popullsisë është një ndër komponentat kryesore të lëvizjes së përgjithshme të popullsisë. Ajo njëherësh është edhe lëvizje biologjike, por që nuk mund të merret në vetvete dhe e shkëputur nga bashkëveprimi me një sërë faktorësh, të cilët shprehen në mënyra të ndryshme, qoftë drejtpërdrejt apo tërthorazi. Komponentët kryesore të lëvizjes natyrore janë: lindjet dhe vdekjet, ( por nuk duhet të mohohet edhe roli i martesave, shkurorëzimeve, aborteve etj.).

Në tërësinë e lëvizjes natyrore të popullsisë së pari rëndësi ka të kuptuarit e përmbajtjes në konceptin “ lëvizje natyrore e popullsisë ”. Me këtë konceptim duhet të kemi parasysh faktorët “ natyrorë ” ose “ biologjikë ” si bazë e kësaj lëvizjeje që janë lindshmëria ( nataliteti ) dhe vdekshmëria ( mortaliteti ). Lëvizja natyrore e popullsisë shoqërohet me rrjedhoja në lëvizjen e përgjithshme të popullsisë por kjo nuk duhet patjetër të merret e ballafaquar me lëvizjen mekanike të popullsisë. Për këtë duhet të pranojmë dy modele të popullsisë: popullsi e mbyllur dhe popullsi e hapur. Popullsi e mbyllur do të thotë tërësia e njerëzve që popullon një hapësirë të caktuar, rritja e së cilës varet kryesisht nga niveli i shtimit natyror, p.sh. popullsia fshatit Nigishtan në vitet 1948 – 1961. Popullsi e hapur paraqet tërësinë e njerëzve që popullon një hapësirë të caktuar e cila ka rezultuar si nga lëvizja natyrore dhe nga ajo mekanike. Në popullsinë e mbyllur studimi i rritjes së popullsisë është më i thjeshtë, pasi mbështetet vetëm në rezultatin e shtimit natyror, ndërsa në popullsinë e hapur studimi është shumë më i ndërlikuar, pasi shtron si domosdoshmëri njohjen e të gjitha elementëve që përfaqësojnë lëvizjen natyrore dhe atë mekanike të popullsisë. Përgjithësisht sot në botë shumica e shteteve i përkasin tipit të popullsisë së hapur sepse thuajse gati të gjitha vendet e botës janë të hapura dhe popullsia e tyre vazhdimisht lëviz nga një vend në një vend tjetër. Popullsi e hapur është edhe popullsia e fshatit Nigishtan. Rëndësi ka në konceptimin e lëvizjes natyrore të popullsisë, edhe gjerësia e kuptimit e cila lidhet me tërësinë e elementëve që i nënshtrohen analizës. Për këtë përdoren dy kuptime: kuptim i ngushtë dhe kuptimi i gjërë i lëvizjes natyrore. Kuptimi i ngushtë e koncepton lëvizjen natyrore si rezultante e dallimeve të dy faktorëve: lindjeve dhe vdekjeve dhe ky është koncepti më i përdorshëm. Kuptimi i gjerë i lëvizjes natyrore ka të bëj me pranimin edhe të faktorëve të tjerë në rezultatin e saj siç janë: martesat, shkurorëzimet, intensiteti i natalitetit, shkalla e fertilitetit femëror, kontingjentet e grup moshave fertile, steriliteti i popullsisë, vdekshmëria specifike etj.Të gjithë këto elemente edhe kur analiza bëhet sipas kuptimit të ngushtë, duhet të merren parasysh pasi është e pamundur që lëvizja natyrore të spjegohet jashtë kuadrit të evulucionit ekonomiko – shoqëror dhe jashtë kuadrit të treguesve të tjerë demografik. Rëndësi të veçantë ka analiza sipas kuptimit të gjërë kur duhet të përcaktohet tipi i lëvizjes natyrore të popullsisë. Për të kuptuar drejt ecurinë e tërësishme të lëvizjes natyrore të popullsisë është e domosdoshme të analizohen elementet e saj duke i parë në kuadrin e bashkëveprimit të ndërsjellë si dhe në raport me evulucionin e përgjithshëm të popullsisë në kuadër të rrjedhave bashkëkohore socio – ekonomike. Numri i popullsisë në vitin 1961 ka qenë 594, në vitin 1994 është rritur për 275 persona pra ka arritur në 869 banorë. Të dhënat janë zyrtare të marrura nga Enti i Statistikës së Republikës së Maqedonisë, në Shkup. Numri i banorëve në vitin 2008 ka arritur në 1208 banorë, ky numër është si jo zyrtar. Në fshatin Nigishtan kemi shtim natyror prej 14‰. Popullsia është e moshës së re. Shkalla e shtmit natyror para vitit 1994 ka qenë më e lartë, kurse tash çdo vit ulet numri i të lindurve.

Dendësia e popullsisë

Si parametër shumë i përshtatshëm për interpretimin e përhapjes së popullsisë në botë merret dendësia mesatare e popullimit. Më shpesh dendësia mesatare e popullimit ka të bëj me numrin e popullsisë që jeton në një sipërfaqe të caktuar apo 1 km². Sipërfaqja përgjithshme e atarit të fshtatit është 10,4 km², kurse numri i popullsisë është 1208. Dendësia mesatare është 116 banorë në 1 km².

Veçoritë strukturore të popullsisë

Për zhvillimin e ekonomisë dhe veprimtarive shoqërore i rëndësishëm është numri i përgjithshëm i popullsisë. Mirëpo zhvillimi i tyre varet më shumë dhe drejtëpërdrejt nga struktura e popullsisë. Do të përmendet struktura kombëtare, struktura gjinore, struktura e moshës, struktura arsimore. Karakteristikat strukturale të popullsisë janë tregues të rëndësishëm për dinamikën e popullsisë. Ndryshimet e strukturave tregojnë jo vetëm shënimin kuantitativ, por edhe si karakteristikë kualitative të caktuar demografike.

Përbërja fetare e popullsisë

Në fshatin Nigishtan kemi një fe, pra fenë islame. E cila i ka edhe traditat e veta të cilat i vërtetojnë edhe varezat dhe xhamia e vjetër e cila ka qenë më parë. Edhe pse në fshatin Nigishtan ëshë një vend të cilin e quajnë të kisha, sipas asaj njeriu sigurisht që mendon se ka pasur ndonjëher të ndërtuar ndonjë kishë, mirëpo atë nuk e vërteton asgjë konkrete, nuk ka shenja as në vareza se ndonjëher ka pasur krishter apo ndonjë shenjë tjetër e cila do e vërtetonte egzistimin e asaj kishe, apo se gjoja ka pasur popullsi krishtere. Fshati Nigishtan si një fshat me tradita islame, ka një popullsi të veçuar dhe shum puntore në aspektin fetar, rrjedhimisht dhe atë njerëzor.