Off-line (nga anglishtja në kuptimin pa lidhje) është shprehje që përdoret në përpunimin e të dhënave, zakonisht përdoret për aparatet periferike të makinës përpunuese (kompjuterit) kur ato nuk janë në gjendje të përcjellin të dhënat si dhe për të dhënat që gjenden në ndonjë stacion të jashtëm e që nuk mund të thirren nga ana e makinës kryesore e përpunimit të të dhënave.