Oh My Goddess! (ああっ女神さまっ, Aa! Megami-sama! - në shqip Oh perëndesha ime!), njohur ndryshe edhe si Ah! My Goddess është një serial anime për të rritur, i përshtatur nga versioni origjinal i serive manga me të njëjtin titull. Prodhuar nga Kosuke Fujishima, manga do të nxirrej për herë të parë në qarkullim më 25 gusht 1988 si pjesë e revistës mujore "Afternoon" e firmës Kodansha. Si një komedi romantike, që nga dalja e mangës, ngjarjet dhe ndodhitë janë pasuruar me më shumë aksjon dhe mister (mbase kjo një mënyrë për të rritur audjencën e serialit).

Oh My Goddess!
Posteri i filmit Oh My Goddess! Në qëndër personazhi Belldandy.
Posteri i filmit Oh My Goddess! Në qëndër personazhi Belldandy.
Aa! Megami-sama!
GjiniaAnime, Komedi, Dramë, Fantazi, Romancë.
Krijuar ngaKosuke Fujishima
Luajnë
kompozitori i muzikës hapëseOpen Your Mind
ShtetiJaponi
Gjuha në prodhimin origjinalJaponisht
Nr. i episodeve50
Prodhimi
Kohëzgjatja22
Kompania e prodhimitAnime International Company
Transmetimi
Transmetimi origjinal25 gusht 1988
Lidhje të jashtme
Faqja e rrjetit

Rreth mangës dhe serialit anime janë prodhuar shumë filma të tjerë. Për t'u përmendur janë filmi OVA (Original Video Animation) me të njëjtin titull Oh My Goddess!, seriali telviziv anime Adventures of Mini-Goddess (Aventurat e Mini-Goddess) me 48 seri, filmi Ah! My Goddess: The Movie dhe seriali origjinal anime i përpunuar nga manga Ah! My Goddess që ndahet në dy sezone me gjithësej 50 seri.

Përmbledhje Redakto

 
Nga e majta në të djathtë Urd, Belldandy dhe Skuld në siglën e hapjes të srialit anime.
 
Nga epizodi i parë. Nga e majta në të djathtë Mishima dhe Kiichi.

Keiichi është një gjimnazist i vitit të parë. Ai është i persekutuar nga fati i keq, por pavarsisht nga kjo ai nuk mërzitet dhe zemra e tij qëndron e bardhë. Ai është i gatshëm të ndihmojë këdo në nevojë dhe vlerson edhe gjërat që mund të ngjasojnë si pa rëndësi. Mbase për këtë arsye ai zgjidhet nga kompjuteri i perëndeshave si personi që meriton dëshirën e rradhës. Belldandy dërgohet në tokë për të pyetur Keiichin për dëshirën e tij. Ajo i spjegon atij që mund të shprehë një dëshirë të tijën dhe mund të kërkojë çdo gjë; madje ai mund të kërkojë edhe shkatarrimin e botë edhe pse Belldandy i spjegon se ato e dinë mirë që ai nuk do e shprehë kurrë një dëshirë të tillë. Duke kujtuar se kjo është një shaka e shokëve të tij më të mëdhenj, Keiichi nuk e merr shumë seriozisht punën. Më shumë se një dëshirë, ngjason me një ide kërkesa e tij që një perëndeshë si Belldandy të qëndrojë me të përgjithëmonë. Sa po kjo dëshirë shprehet, nga Balldendy një dritë e fortë rrezaton dhe Keiichi e kupton që ajo nuk ishte një shaka, por gjithshka ishte e vërtetë. Me sa duket ajo do të qëndrojë me të përgjithëmonë dhe problemet do të fillojnë gjithashtu.

Seriali manga, ashtu si seriali anime ka kryesisht në bazë historinë e Keiichi-t dhe Belldandy-t. Në seritë në vazhdim këta dy personazhë do të afrohen gjithmonë e më shumë me njëri tjetrin duke u vendosur shpesh në situata të vështira. Më vonë personazhë si Urd dhe Skuld e të tjerë, do të pasurojnë serialin (si serialin anime ashtu edhe serialin manga), duke e bërë Oh My Goddess! një komedi romantike. Konfliktet janë përpunuar bukur dhe si manga dhe anime është një eksperiencë e këndshme për adhuruesit.

Filma të Prodhuar në Vazhdim Redakto

Që nga dalja e mangës, Oh My Goddess! ka pasur shumë ndryshime në mënyrën e të vizatuarit dhe hisotrisë. Me të njëtin titull më vonë do të prodhoheshin shumë filma të tjerë (të gjitha të llojit anime), që do të kishin origjinalitetin e tyre. Më poshtë paraqiten katër filmat e nxjerrur në qarkullim deri më vitin 2007.

Titulli Kopertina Përshkrimi
Oh My Goddess! (OVA)
 
ka pesë seri vidjo origjinale anime (OVA) me të njëjtin titull. Filmi paraqet një sërë personazhësh me rol madhor në manga si Keiichi, Belldendy e të tjerë, dhe është një prodhim i 1991-it, prodhuar nga AIC (Anime International Company Inc.). Serialet përfshinë një sërë ngjarjesh që zhvillohen edhe në versionin manga, me ndryshime përkatëse në shkurtimin e ngjarjeve dhe eliminimin e disa personazhëve. Si shëmbull mund të përmendet paraqitja e dy perëndeshave të tjera si Urd dhe Skuld, që në këtë version të Oh My Goddess!, shfaqen më herët se sa shfaqen në versionin manga. Historia është e njëjtë me mangën dhe edhe në këtë OVA, I Plotëfuqishmi, do të përpiqet të ndajë Belldandyn nga Keiichi, për t'a kthyer atë në vëndin që i takon. Ky version anime i filmit, është në shitje në Amerikën Veriore, ashtu si edhe në Evropë në formatin DVD.
The Adventures of Mini-Goddess (Aventurat e Mini-Perëndeshave)
 
është një serial televiziv anime me 48 seri. Seriali përfshin personazhet si Belldandy, Urd dhe Sklud. Në këtë serial, ndryshe nga manga dhe seriali anime, personazhët e lartë përmendur, paraqiten me një formë më komike. I prodhuar më 1998, seriali ishte pjesë e spektaklit Anime Complex dhe WOWOW. Filmi do të shpërndahej në Sh.B.A nga Geneon Entertainmentm ndërsa në Evropë filmi serial do të shpërndahej nga firmat përkatëse sipas shteteve. Pvarsisht se ky serial ka ngjashmëri në fillimet e tij me fillimet e mangës dhe serialit anime, historia e kësaj të fundit ndjek krejt një rrugë tjetër.
Oh! My Goddess The Movie
 
është një prodhim i Anime International Company Inc. prodhuar dhe shpërndarë në vitin 2000. Në këtë film, personazhët kryesorë rikthehen përsëri në skenë së bashku me shumë personazhë të tjerë të paraqitur në manga, që nuk janë përfshirë në serialin televiziv anime. Geneon Entertainment si gjithmonë do të ishte distributori në Sh.B.A më 2001 dhe në Evropë si gjithmonë do të kishte firma të ndryshme distributore për shkak të larmitetit të shteteve në këtë territor. Historia e filmit ndjek një rrugë krejtësisht origjinale; nuk ka shumë lidhje me serialin anime me të njëjtin titull, por përdor shumë elementë nga seriali manga.
Oh! My Goddess (seriali)
 
është një serial manga i prodhuar nga Anime International Company Inc. në vitin 2005. Në Sh.B.A, seriali do të shpërndahej nga Media Blaster dhe në Evropë do të shpërndahej nga firmat përkatëse. Seriali anime i përmbahet me përpikmëri serialit manga, edhe pse ndryshime të vogla mund të vihen re shumë lehtë. Ndryshimet midis animes dhe mangës përfshijnë një sërë ndryshimesh në personazhe (për shëmbull në serialin anime disa personazhë janë eliminuar krejtësisht), si edhe ndryshime në kronologjinë e ngjarjeve. Seriali ndahet në dy sezone ku sezoni i parë përfshinë 26 seri dhe sezoni i dytë përfshin 24 seri (me gjithësej 50 seri).

Manga Redakto

 
Kapaku i volumit të katërt të mangës Oh My Goddess!

Manga u publikua për herë të parë më 1988. Në fillim manga nuk ishte një serial i mirfilltë, dhe ideja e fillimit e ka origjinën në mangën Taiho Shichauzo (逮捕しちゃうぞ - Jeni nën Arrest) ku personazhi kryesor i lutet një perëndeshe (si personazhi Belldandy në mangën e sipërpërmendur). Më shumë si një ide "tallëse" në mangën "Je nën Arrest", Fujishima e pëlqeu shumë pikturimin e tij të perëndeshës, aq sa vendosi të shkruante një manga më vete dhe të plotë me këtë temë.

Oh My Goddess! u publikua për herë të parë në revistën mujore japoneze "Afternoon" të publikuesve "Kodansha". Që në fillimet e saj, historia u prit ngrohtë nga adhuruesit dhe kritikët. Nga publikimi i saj i parë, ajo u bë një element i rëndësishëm i kësaj reviste. Akoma më tutje, manga do të publikohej më vete me 200 kapituj të përmbledhura në 30 volume.

Dublimët Redakto

Lidhje të jashtme Redakto