Opera Huang Mei (kinezçe: 黃梅戲 ose 黃梅調) ka qenë e titullar melodia Huang Mei ose opera e vjeljes së çajit. Është një llojë operë e vogël që u formua në fund të shekullit 18 në rajonet kufitare midis provincave An Hui, Hu Bei dhe Jiang Xi. Një degë e kësaj opere të vogël u transferua gradualisht drejt lindjes dhe erdhi në rajonin An Qing. Kjo degë u bashkua me artin popullor vendas dhe këndohet e shfaqet në dialektin vendas,kështu gradualisht u formua tipi i vet, që quhet toni Huai ose melodia Huai. Kjo është historia më e hershme e operës Huang Mei të sotme. Në mes të shekullit 19, ky art që u ndikua nga toni muzikor Qing Jang dhe melodia e provincës An Hui, u zhvillua si një llojë operë zyrtare. Opera Huang Mei u njoh dhe u pranua dhe konsiderua nga populli si një llojë opere. Në fillim shfaqja e operës Huang Mei prëfshiu dhe këndim, kryesisht imitoi jetën e përditshme, nuk ka mënyrë të caktuar. Në disa opera (si në pjesën "lamtumirë" të "martesës së zanës") kanë veprime të rrëshqitjes, këto vijnë nga toni Qing Jang dhe melodia e provincës An Hui. Në atë kohë pjesa dërrmuese e artistëve të operës Huang Mei ishin fshatarë dhe punëtorë krahu. Veshjet dhe objektet skenike janë të përkohshme, gjithmonë ishte atje ku jepet shfaqja huazoheshin edhe objektet skennike. Gjatë kësaj periudhe, opera Huang Mei ishte një mënyrë e vetargëtimit të punëtorëve fshatarë. Opera Huang Mei ndahet dy lloje kryesore të cilat janë "Toni Hua Qing" dhe "Ping Ci". "Toni Hua Qiang" përdoret kryesisht në operë të shkurtër, me karakteristika të jetës dhe të këngëve popullore. Kurse Ping Ci përdoret në operë zyrtare, si në rrëfeje të gjatë, në tregimin e ndjenjave, ajo është e butë dhe të folur të rrjedhshëm.

Opera Huang Mei

Pjesët e shkëlqyera të operës Huang Mei janë të shumta, si "Martesa e zanës", "Bariu dhe zanë" "Legjenda në hije të pemës" "Burri falco i priceshës" "Çifti shikojnë fenerat" "Kositje""Pusi i shelgut" "Takimi te ura Lanqiao" dhe "Takimi i rrugës" etj.

Referime Redakto

[1]