Ostja apo ostia (nga lat. hostia = flia, theroria) në shumë kishakrishtera është një fetë e hollë buke e rrumbullakët që përdoret në kremtimin e meshës gjatë eukaristisë.

Oste të mëdhaja dhe të vogla.

Ostet përgatiten vetëm me miell gruri dhe ujë, sipas ligjit kanonik, kanoni 924. Kisha katolike romake mëson se me fjalët e shenjtërimit buka shndërrohet në Trupin e Krishtit nëpërmjet transubstancionit (fj.p.fj. tejpërbërjes; shndërrimit).

ritin latin, përdoret buka e pathartuar (e paardhur), ndërsa Kishat Katolike të Lindjes dhe Kishat Ortodokse të Lindjes përdorin bukën e thartuar (të ardhur).

Poashtu hebrenjtë festojnë darkën e pashkës duke ngrënë bukë të pathartuara, në kujtim të Pashkëve apo Kalimit, të çlirimit nga zgjedha egjiptiane.

Udhëzuesi i përgjithshëm i meshës romake, 321 porosit "se buka e eukaristisë ... duhet të gatuhet në mënyrë të atillë që priftimeshë me disa të tjerë të mund ta thyejnë osten në copa për shpërndarje për të paktën disa besimtarë. ...Veprimi i thyerjes së bukës, i cili i dha emrin eukaristisë në kohët apostolike, nxjerr më në pah fuqinë dhe rëndësinë e shenjës së bashkimit të të gjithëve në një bukë, dhe shenjën e bamirësisë me faktin se një bukë shpërndahet nëpër vëllezër dhe motra."

Në kishën katolike ostet e shndërruara ndahen rreptësisht nga ato të pashenjtëruarat dhe pas meshës ato ruhen në tabernakull, para së gjithash për kungimin e të sëmurëve dhe njerëzve në prag të vdekjes. Kjo ruajtje e siguruar thekson besimin, se ostja pas shndërrimit është me të vërtetë Trupi i Krishtit dhe prandaj duhet të përdoret me vlerësimin më të madh.

Disa raste të habitshme Redakto

Thuhet se në vitin 1264 një prift bohem kishte kohë që vinte në dyshim praninë e Hyjit në oste, por ja mrekullia... Ndërsa kremtonte Meshën e Shenjtë në altarin e Shën KristinësBolsena vuri re se mbas hirësimit (të osteve) dilte gjak që derdhej mbi dysheme e mbi Stofën e Shenjtë. Ndërkohë papa Urbani IV që ndodhej aty pranë (Orvieto) thërriti priftin e dërgoi njerëzit që ti sillnin Stofën e Shenjtë dhe e vendosi brenda një kutije në kapelën e një kishe të famshme e qysh nga ajo kohë e deri tani për çdo vit sjellin Stofën e Shenjtë në ceremoninë që organizohet me rastin e festės së Corpus Domini. Ndërsa në Bolsena ruhet pjesa e Dyshemesë së Shenjtë ku u derdhën pikat e gjakut.

Në vitin 1453, një hajdut hyn në një kishë të Piemontes (në Exille) dhe vjedh bashkë me gjëra të tjera edhe një ostembajtëse brenda së cilës ndodhej ostia. Mbasi futi të gjitha gjërat në një thes, i ngarkoi brenda një karroce e nisi rrugën për në Torino....Mbas pak kohe, karroca ndalet përballë kishës së Shën Silvestrit dhe nuk është më e mundur që të vazhdojë rrugën. Ndërkohë thesi bie në tokë e thyhen të gjitha gjërat me përjashtim të ostembajtëses që kërcen në ajër. Dukuri që arrijnë ta shikojnë të gjithë kalimtarët që ndodheshin aty pranë. Të gjithë njerëzit afrohen, bërtasin e gjunjëzohen për mrekullinë e porsandodhur. Ndërkohë kryepeshkopi i Torinos Ludovico bashkë me njerëz të tjerë të klerit afrohen drejt vendngjarjes e përmes një ceremonie i thirrën Zotit që të zbresë mes besimtarëve e gjatë kësaj kohe ostia ulet dalëngadalë derisa vendoset mbi kupë. Në vendin ku ndodhi mrekullia u ndërtua kisha e Corpus Domini brenda së cilës është i rrethuar vendi ku ndodhi mrekullia. Çdo vit organizohet festa në të cilën kujtohet mrekullia e kishës Corpus Domini.

Referimet Redakto

http://www.albanovaonline.com/text/fjala/fjala3.pdf[lidhje e vdekur]

Shiko edhe Redakto

Lidhje të jashtme Redakto