Përbindëshi Shpaget-fluturues (angl. Flying Spagheti Monster) është hyjnia e fesë parodike Kisha e Përbindëshit Shpaget-fluturues apo pastafarianizmit, një lëvizje satirike në internet që promovon një vështrim komik të fesë dhe kundërshton mësimin e projektimit inteligjent dhe kreacionizmit në shkollat ​​publike. Edhe pse pasuesit e pastafarianizmit thonë se ajo është një fe e vërtetë, përgjithësisht pranohet nga mediet si një fe-parodi.

Simboli i pastafarianizmit

Përbindëshi Shpaget-flutures është përmendur për herë të parë në vitin 2005 në një letër të hapur të Bobby Henderson, i cili protestonte kundër përpjekjeve të Bordit të Arsimit të Shtetit të Kanzasit për të futur konceptin e projektimit inteligjent në shkollat ​​publike.

Henderson me parodi e përqeshë kreacionizmin, duke shprehur besim në krijesën mbinatyrore fluturuese që krijoi botën, dhe i përngjanë shpagetave dhe qyfteve. Pasi që Hendersoni botoi letrën në faqen e tij në internet, Përbindëshi Shpagetë-fluturues u bë shpejt fenomen në internet dhe një simbol kundër futjes së kreacionizmit në arsimin publik.

Ata që "besojnë" në Përbindëshin Shpaget-fluturues kryesisht janë ateistë të cilët tallen në mënyrë satirike me fetë. Në SHBA pastafarianizmi është i regjistruar si një komunitet fetar.

Lidhje të jashtme Redakto