Partia Popullore Kombëtare ishte një parti e majtë që u krijua më 10 tetor 1920 nga një grup deputetësh si Fan Noli, Ahmet Zogu, Eshref Frashëri, Luigj Gurakuqi, Bajram Curri, etj.

Themeluesit e Partisë Popullore Kombëtare, ishin intelektualë liberalo-demokratë, me kulturë, formim, prirje e orientim perëndimor. Ky grup formoi opozitën demokratike në parlament, e cila këmbënguli për zbatimin e një sistemi reformash liberalo-demokratike në tërë fushta e jetës, për të mënjanuar mbeturinat e feudalizmit, për të përshpejtuar ritmet e zhvillimit të kapitalizmit, për të krijuar shtetin modern, në të cili do të sundonte forca e ligjit dhe jo ligji i forcës, e cila kishte rreth 28 deputetë.

Partia Popullore u njoh si "partia e Nolit", "e ortodoksëve" dhe më pas, "e Zogut".