Pashk Rosi i njohur ndërkombtarisht si Pasqua Rosee është shqiptari nga Tuzi, Mali i Zi që çeli dy kafenetë e para evropiane në Londër1652 dhe në Paris1672 .

Jeta&Aktiviteti Redakto

  • Jeta e Pashk Rosit ësht mjaft interesante. 20 vjet mbasi hapi këtë kafene në Londer ndahet nga Mr.Bowman,dhe detyrohet të ikë nga Anglia edhe ndalon në Paris ku në vitin 1672 hapi të parën kafe në këtë kryeqytet. Pra mban dy rekorde i njëjti person.
  • Në dokumentat britanike përmendet fakti se ka hyrë në UK si shtetas osman i besmit kristian, që kishte ardhe si ndihmës i një tregtari anglez dhe kishte leje qëndrimi disavjeçare në Londër.
  • William Oldys (1696-1761) flet për Pasqua Rosee-n dhe këto të dhëa janë botuar në një libër pr historikun e kafes në Perëndim. Aty shkruhet se si vjen ky i ri në Londër dhe hap të parën kafene pasi si dihet kafenetë në Stamboll ishin shumë popullore.

Ka shumë peripecira në hapjen e kafes, fillimisht ka shumë dyshim se mos kafja si substancë që vjen nga Perandoria osmane "mund të jetë drogë edhe ua ndërron njerzve bindjet e besimin fetar"(mos harrojmë është vitit 1652),deri edhe filozofë të njohur të asaj kohe janë kundër hapjes së saj.

  • Pasqua Rosee bën një gjest që i detyron të gjithë të heshtin; ai nënshkruan një kontratë ku thotë se “Nuk ka për të ndodhur asnjë gjë e keqe ndaj shtetasve të mbretërisë dhe për këtë ve garant kokën time!”…nga vjen edhe shënimi në foto “…at the sign of Pasqua Rosee’s head”…një traditë betimi dhe një mënyrë garantimi shumë e lashtë malësore e shqiptare!
  • Në Muzeun Britanik gjendet një faturë origjinale e shkruar me dorën e tij e ekspozuar në stendë nga koha kur kjo kafe ishte e hapur dhe ishte me shumë emër në Londër.

Kafeneja gjendet në pjesën më të vjetër të qytetit të Londrës dhe ka pasur klientë njerez me shume fame ne ate kohe mes tyre edhe John Milton.

                             
  • Të gjitha këto shtete synojnë ta paraqesin si të vetin Pasqua Rosee-n përveç bashkëkombasve të tij. Në USA deri në vitin 1999 ka qenë një firmë e njohur kafeneje me emrin “Pasqua’ e njohur sidomos në konventën kombëtare të Partisë Demokratike Amerikane në vitin 1996 kur u afroi kafe falas gjithë delegatëve pjesmarrës dhe kjo firmë mbante emrin “Pasqua” pikërisht për nder të Pasqua Rosee. Në shumë vende të botës ka kafene që mbajne emrin e shqiptarit nga Mali i Zi.

Burimi i të dhënave Redakto

  • "Historiku i kafenesë së parë në Londër", - artikulli i publikuar nga autori Ilir Seci në gazetën e shqiptarëve të Amerikës Illyria Press më 5 gusht 2013.

Referime Redakto

  • -1- Weinberg, Bennett Alan; Bonnie K. Bealer (2002). The World of Caffeine: The Science and Culture of the World’s Most Popular Drug. Routledge. p. page 154. ISBN 0-415-92722.
  • -2- Wild, Anthony (2005). Coffee A Dark History. W. W. Norton & Company. p. page 90. ISBN 0-393-06071-3.