Pedro González Alonso (lindur më 21 qershor 1971) është një aktor spanjoll, shkrimtar dhe artist. Ai u bë i njohur për rolin e Berlin në serialin spanjoll Money Heist (La Casa de Papel) si dhe për rolin e Diego Murquía në dramën historike Gran Hotel.

Pedro Alonso

Biografia Redakto

Alonso lindi në Vigo, Spanjë. Ai studio në kolegjin e arteve dramatike Royal School of Dramatic ArtsMadrid, ku u diplomua në 1992, si dhe në teatrin e vallëzimit (Teatro de la Danza). Alonso flet rrjedhshëm spanjisht, gjuhën katalane si dhe anglisht. Ai është gjithashtu shkrimtar si dhe artist. Ai publikon punën e tij artistike nën emrin Pedro Alonso O'choro.

Karriera Redakto

Ai njihet për performancat televizive në produksionet Rías Baixas (2003-2005), Maridos e mulleres (2006-2008) Padre Casares(2008-2015) dhe Gondar (2009) si dhe për rolin e Diego Murquía / Adrián Vera Celande në dramën historike Gran Hotel. Ai mori rolin e Berlin në serialin Money Heist (La Casa de Papel), i cili u transmetua në 2017 në stacionin Antena 3, si dhe momentalisht pjesë e transmetimeve në Netflix. Në 2018 ai u zgjodh si "Artisti Ndërkombëtar i vitit", nga revista turke GQ.

Jeta personale Redakto

Alonso është në një lidhje me hipnoterapisten parisiane si dhe artisten Tatiana Djordevic. Ai ka një vajzë, Uriel nga një lidhje të mëparshme.

Burimet Redakto