Piramida është roman i shkrimtarit Ismail Kadare i shkruar në vitet 1988-1992 dhe i botuar nga Shtëpia e Botimit Çabej më 1992.

Piramida
AutorIsmail Kadare
ShtetiShqipëri
Gjuhashqip
Zhanriroman
BotoiShtëpia botuese Çabej

Vepra Redakto

Pjesa e parë u shkrua në vitet 1988-1990 dhe u dërgua për botim në atë periudhë po u refuzua nga botuesi shqiptar.[1] U botua në trajtë novele në janar 1991 në disa numra të gazetës së re opozitare Rilindja Demokratike.[2] Pas vendosjes së pluralizmit u përfundua dhe u botua në Tiranë dhe Paris.[1]

Ngjarja vendoset në Egjiptin e lashtë, ku faraoni Keops mbikëqyr ndërtimin e varrit të tij, një piramidë madhështore, të cilën e ndërtojnë mijëra nënshtetas të indoktrinuar. Piramida përpin resurset dhe energjinë e Egjiptit, me mijëra vdesin gjatë ndërtimit të saj ndërsa faraoni i çmendur Keopsi lëshon në mënyrë periodike valë arrestimesh dhe torturash ndaj atyre që akuzohen rrejshëm për sabotimin e projektit.[3]

Kritika letrare dhe çmimet Redakto

Në vitin 1993 romani u shpërblye në Francë me çmimin Prix Méditerranée.[4] Sipas Publishers Weekly Kadare e tregoi veten prapë mjeshtër të parabolës politike.[3]

Shih edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ a b Fayé, Éric (1993). Kadaré, Ismail (red.). œuvres completes: tome 1. Editions Fayard. fq. 80–82. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Robert Elsie (2005). Albanian Literature: A Short History. I.B.Taurus. fq. 178. ISBN 1-84511-031-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b https://www.publishersweekly.com/978-1-55970-314-7
  4. ^ Nicole Gaspon (14 prill 1993). "ISMAÏL KADARÉ COURONNÉ POUR «LA PYRAMIDE»". L'humanity. Marrë më 24 shtator 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)