Fshesa përdoret për thithjen e pluhurit dhe të mbeturinave të tjera që bien nëpër dysheme, nëpër mure, në perde dhe në sipërfaqe të mobilieve. Në praktikë prodhohen me forma të ndryshme të konstruksionit por të gjitha kanë parim të njëjtë të punës. Ky parim mbështetet në thithjen e ajrit, ku së bashku me të thithen edhe mbeturinat e ndryshme dhe pluhuri. Këto pajisje elektrike përbëhen prej këtyre pjesëve : trupit të thithëses, elektromotorit, ventilatorit, thesit, filtrit, gypit spiralor dhe kordonit. Trupi i këtyre pajisjeve elektrike më së shumti ndërtohet prej materies plastike.

Ka fuqi 400-1200 W. Fuqia thithëse te disa aparate rregullohet me ndihmën e reostatit. Në pjesën e përparme të elektromotorit është instaluar ventilatori. Është i ndërtuar prejllamarinës së aluminit. Në brendi të dy llamarinave rrethore janë të vendosura lopatat gjysmëharkore, të cilat shërbejnë për shtyrjen e ajrit të thithur.

Parimi i punës Redakto

Ajri thithet së bashku me pluhur. Me ndihmën e ventilatorit kalon nëpër gypin spiral dhe shkon në brendi të thesit. Në brendi të thesit. Në brendi të thesit është i vendosur edhe filtri, i cili e ndan ajrin prej pluhurit. Mbeturinat dhe pluhuri mbeten në thes, kurse ajri i filtruar vazhdon të rrymojë drejtë ventilatorit dhe elektromotorit. Rrymimi i ajrit nëpër elektromotor e ka rëndësinë e vet. Duke kaluar në brendi të tij bën tfohjen e elektromotorit, posaçërisht ka rëndësi për ftohjen e kolektorit, i cili nxehet nga rrëshqitja e brushave nëpër të.

Afati i qëndrueshmërisë së thithësit varet shumë prej mënyrës së përdorimit. Nëse ai nuk përdoret drejt, atëherë mund të dëmtohet shumë shpejt. Më thithëse elektrike nuk lejohet të thithen mbeturinat nga sipërfaqet e lagura. Thësi i pluhurit duhet të pastrohet shpesh për shkak se mbeturinat në të e pengojn rrymimin e mjaftueshëm të ajrit. Brushat e elektromotorit janë material shpenzues, prandaj duhet të ndërrohen pas një periode të caktuar. Puna e gjatë dhe e pandërprerë e thithëses e dëmton shumë kolektorin e saj, prandaj prodhuesit këshillojnë punë me pushime të shpeshta.

Lidhje të jashtme Redakto

  Commons: Ventilatoret – Mbledhja e fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
  Commons: Ventilatoret elektrike – Mbledhja e fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale