Pseudomonas aeruginosa është një bakter gram-negativ, që është përgjegjës për një sërë infeksionesh rastësore (patogjen oportunist).

Morfologjia mikroskopike Redakto

I vogël, gram negativ, bacil, me një flagjel (ose kamxhik) të vetëm polar.

Identifikimi Redakto

Nga reaksioni i Gramit dhe nga morfologjia qelizore. Pseudomonas aeruginosa është aerob dhe nuk e fermenton laktozin, tipare që e dallojnë nga anëtarët e Enterobacteriaceae-ve. Kulturat prodhojnë një pigment të gjelbërt që nën dritën ultravjollcë jep fluoreshencë ; po ashtu ka një erë karakteristike.

Habitati Redakto

Pseudomonas aeruginosa gjendet në tokë dhe ujë, dhe është një rezident i zorrëve në rreth 10 % të njerëzve të shëndetshëm. Specia është një kolonizator e shpeshtë e bimëve dhe kafshëve dhe një ndotës i rëndomtë i mjeteve shtëpiake dhe klinike.

Faktorët e virulencës Redakto

Përfshijnë pilet që ndihmojnë në fiksimin e bakterit tek qelizat pritëse (bartëse), një shtresë që është rezistente ndaj fagocitëzës dhe që jep një ndihmesë të rëndësishme në formimin e biofilmit, enzima që shkatërrojnë indet e pritësit, dhe ekzotoksina që shkatërrojnë apo dëmtojnë neutrofilët dhe limfocitet. Shtresa e lipopolisakaridit (LPS) të membranës së jashtme ka po ashtu një rol në shokun endotoksik.

Infeksionet kryesore/ sëmundja Redakto

Pseudomonas aeruginosa është një shembull i shkëlqyer i patogjenit oportunist, në infeksionet e pacientëve me djegie të rënda, sëmundje neoplastike apo fibrozë cistke, që në shumë raste shpien në endokardit, bronkopneumoni apo meningjit.

Kontrolli dhe trajtimi Redakto

Kontrolli i këtij bakteri është i vështirë sepse ka një plasticitet metabolik mjaft karakteristik dhe është i aftë të mbijetojë në kushte ambientale minimale. Për të pasur një trajtim të efektshëm nevojitet kryerja e testit mbi ndjeshmërinë ndaj drogërave (kemioterapikëve dhe antibiotikëve). Drogat e efektshme përfshijnë cefalosporinat e gjeneratës së tretë, fluorokinolonët, aminoglokozidët, karbenicilinën dhe monobaktamët.