Që në Prevezë e në Vlorë eshte keneg popullore labe qe kendon revolten ndaj levizjes se Tanzimatit

Si psh Tafil Buzi, Hodo Aliu, Zenel Gjoleka

Sfondi historik Redakto

Ne kete kenge permenden disa figura historikeqe japin mundesine e fiksimit te periudhes se historise.

Teksti Redakto

  • Që në Prevezë e në Vlorë,
  • ç’u mbush deti me pamporë.
  • Një pasha me tre taborë
  • dolli në Sarandë e Vlorë.
  • Mynafikët vijnë e shkojnë
  • Stamboll kartrat dërgojnë.
  • Në to sulltanit i thonë
  • se shqiptarët nuk pranojnë
  • t’i thonë sulltanit “lepe!”
  • s’japin nizamë e xhelepe.
  • Nizamë e xhelepe s’ka
  • është vendi fukara,
  • jetojnë me lakëra,
  • katër shtëpi me një ka,
  • si rrallë ka në dunja!
  • muslimanë e raja!
  • Gryka e maleve gjëmojnë,
  • uxhum bënë tre taborrë.
  • Po me kë vallë luftojnë?
  • Me Gjolekë Kuçin thonë.
  • Gjolekë e Hodo Aliu,
  • në dorë palla ç’u ngriu
  • Tafil Buz mustaqeziu,
  • nga Grykë e Kuçit arriu.
  • Këta djemtë e Kurveleshit,
  • me pallë luftojnë sheshit.
  • Kurveleshi gur i thatë
  • me pallë luftojnë gratë.
  • O halldup shallvaregjerë,
  • në ta zënça dot guberë
  • do ta bëj si tjetër herë:
  • të çirresh ferrë më ferrë,
  • si litar tij për të vjerrë
  • në pyje degë më degë.

Kush e ka kënduar Redakto

Lidhje te jashtme Redakto