Qelqi i kuarcit është modifikim amorf i dyoksidit të silicit [SiO2]. Veti të veçanta të këtij qelqi janë: zgjerimi nga nxehtësia, ndryshueshmëria e lartë e fortësisë në varësi nga temperatura, përçueshmëria e lartë e rrezeve të dritës, rezistenca e madhe kimike, përçueshmëria e mirë e nxehtësisë, izolimi i mirë i elektricitetit.

Prodhimi i tij bëhet me shkrirjen e kuarcit të pastër, nëpërmjet oksidimit të silicit tetaklorik [SiCl4] në ballonë qelqi të kuqërremtë apo në shtresa të holla të fituara nga hidroliza e lidhjeve organike të silicit më pakë të pastër, me legurimin dhe nxehjen përsëritshme të masës së qelqit silicit-alkaloid-bor.

Ky artikull nga Kimia është i cunguar. Ti mund të ndihmosh Wikipedian duke e përmirësuar këtë artikull.