Qendrat historike të Beratit dhe Gjirokastrës

Vend i Trashëgimisë Botërore në Shqipëri

Qendrat historike të Beratit dhe Gjirokastrës', në qytetet e Beratit dhe Gjirokastrës, Shqipëri, janë caktuar një Vend i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO që në vitin 2005. Kufijtë e saj u zgjeruan në vitin 2008. Berati dhe Gjirokastra janë regjistruar si shembuj të rrallë të një arkitekture karakteristike, tipike e periudhë osmane. I vendosur në Shqipërinë qendrore, Berati dëshmon për bashkëjetesën e bashkësive të ndryshme fetare dhe kulturore përgjatë shekujve. Ai përmban një kështjellë, pjesa më e madhe e të cilës është ndërtuar në shekullin e XIII-të, edhe pse origjina e tij daton në shekullin e IV para erës sonë. Zona e kështjellës numëron shumë kisha bizantine, kryesisht nga shekulli i XIII-të, si dhe disa xhami të ndërtuara nën epokën otomane duke filluarnga viti 1417. Gjirokastra, në luginën e lumit Drinos në Shqipërinë jugore, përmban një sërë shtëpish të jashtëzakonshme dykatëshe të cilat u ndërtuan në shekullin e XVII-të. Qyteti gjithashtu mban një pazar, një xhami të shekullit të XVIII-të dhe dy kisha të së njëjtës periudhë.

Qendrat historike të Beratit dhe Gjirokastrës
UNESCO World Heritage Site
Referenca569

Vendndodhja Redakto

Qendrat historike të Beratit dhe Gjirokastrës (Earth)

Galeria Redakto

Lidhje të jashtme Redakto