Qiao Guanhua (kinezçe: 乔冠华) ishte ministri i jashtëm i Kinës nga viti 1974 deri në vitin 1976.

Jetëshkrimi Redakto

Qiao Guanhua lindi në Yancheng të provincës Jiangsu. Kur ishte i ri, ai studioi në Gjermani dhe mori gradën e doktorit të filozofisë. Gjatë luftës kundër agresorëve japonezë, Qiao Guanhua u morr me punët e shtypit dhe shkroi shumë komente ndërkombëtare. Në vjeshtë të vitit 1942, Qiao Guanhua shkoi në Chongqing dhe drejtoi rubrikën e jashtme të gazetës “Xinhuaribao”. Pas krijimit të Republikës Popullore të Kinës, Qiao Guanhua u zgjodh me radhë zv-shefi i Komitetit të Politikave të Jashtme të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ndihmësi i ministrit të jashtëm, zv-ministri i jashtëm etj. Kur punonte në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Qiao Guanhua projektonte ose hartonte shpesh dokumente të rëndësishme diplomatike. Pas vitit 1976, ai u bë këshilltari i Shoqatës së Miqësisë së Jashtme të Popullit Kinez. Veprat kryesore janë: “Përmbledhja e komenteve ndërkombëtare”, “Nga Munich deri në Dunkirk” etj.

Referime Redakto

[1]