Radio-Korça, qendër lokale për emisione radiofonike në Korçë.

Në prill 1941 pushtuesit italianë ngritën një stacion me fuqi të vogël për propagandën antishqiptare. Në shtator 1943 radiostacioni u çmontua nga njësiti gueril partizan i Korçës dhe u instalua në Bakull të Voskopojës. Pas Çlirimit u rivendos në Korçë. Më 1980 Radio-Korça u pajis me një stacion të fuqishëm, që u ndërtua në vend. Emisionet dëgjohen në truallin e RPSSH dhe jashtë vendit.