Rami Saari i lindur më 17 shtator 1963 në Petah Tikva, Izrael, është poet, përkthyes, gjuhëtar dhe kritik letrar. Ka studiuar dhe dhënë mësime për gjuhësi semitike dhe uralike në universitetet e Helsinkit, Budapeshtit dhe Jerusalemit si dhe ka mbrojtur doktoraturën në Universitetin Hebraik të Jerusalemit (2003). Prej vitit 2003, Saari ndan kohën e vet mes Jerusalemit dhe Athinës. Deri në shkurt 2013, Saari ka botuar shtatë libra me poezi dhe ka përkthyer më shumë se gjashtëdhjetë libra, prozë si dhe poezi, nga shqipja, estonishtja, finlandishtja, greqishtja, hungarishtja, portugalishtja dhe spanjishtja. Nga shqipja ka përkthyer p.sh. vepra të shkrimtarëve shqiptarë Dritëro Agolli, Lindita Arapi, Shaip Emërllahu, Blendi Fevziu, Sabit Idrizi, Ismail Kadare, Lindita Karadaku, Nasi Lera, Mira Meksi, Betim Muço, Ali Podrimja, Dhimitër Pojanaku, Xhevahir Spahiu dhe Visar Zhiti. Poezinë e Saarit e ka përshtatur në shqip Natasha Lushaj dhe e kanë përkthyer Silke Liria Blumbach dhe Andi Kosta. Poezi të veçanta të Saarit janë botuar në shqip, katalanisht, anglisht, estonisht, finlandisht, frëngjisht, gjermanisht, greqisht, japonisht, maqedonisht, rusisht dhe spanjisht.

Prej vitit 2002, Saari ka qenë redaktori kombëtar i faqeve të Izraelit në web-faqen e poezisë [1] Në vitet 1996 dhe 2003 u shpërblye me Çmimin e Kryeministrit për Letërsi dhe në vitin 2006 u shpërblye me Çmimin Çernikhovsky për përkthimet e tij. Në vitin 2010 u shpërblye me Çmimin e Akademisë Hebraishtes për poezinë dhe përkthime te tij që kanë pasuruar letërsinë e Izraelit.

Tituj të veprave Redakto

  • Vini re, e gjeta vatrën time (1988)
  • Burra në udhëkryq (1991)
  • Rruga e dhimbjes së patrembur (1997)
  • Libri i jetës (2001)
  • Aq shumë, aq shumë luftë (2002)
  • Shoguni i pestë (2005)
  • Unazat e vjetëve (2008)