Rexhai Iseni i lindur më 1939 në Mateç të Kumanovës quajtur Xhai është ndër piktorët e parë shqiptarë themelues të Artit Modern në Maqedoni. Me të mbaruar Akademinë Pedagogjike, Rexhaiu kthehet në vendlindje, ku e rrok ditarin si mësues i artit figurativ në shkollën e fshatit, duke vazhduar punën për më shumë se katër dekada me radhë deri në pensionim.

Jeta artistike Redakto

  • Sipas Mixhait Pollozhanit meritat për hyrjen në botën e artit të pikturës Rexhaiu ia përshkruan piktorit të njohur maqedonas, Vangel Koxhoman, profesorit të artit në Normalen “Zef Lush Marku”, i cili e pat nxitur për ta vazhduar pikturën në Akademinë Pedagogjike në Shkup. Për shumë vite nxori gjenerata të shumta, që sot janë mësues, profesorë, mjekë, inxhinierë, afaristë edhe ndonjë që ka vijuar rrugën e artit figurativ.