Rio Grande (gj.spanjolle: Rio Bravo del Norte – Lum i Madh i Veriut) është lumë në Amerikën e Veriut, 2896 km i gjatë, sipërfaqja ujëmbledhësit është 642 320 kilometra katrorë. Rio Grande buron në shpatet e maleve të San Juan në pjesën jugperëndimore të shtetit të KoloradosSHBA, dhe derdhet në Gjirin meksikan, në lindje të qytetit të Brownsville.

Në rrjedhën e sipërme, në shtetin e Kolorado dhe pjesën veriore të New Mexico, është një lumë malor me rrënje të dukshme dhe rrjedh nëpër një luginë të ngushtë dhe kanjon të thelluar.

Lidhje të jashtme Redakto