Rrëfenjë me ndërkombëtarë roman me Autor Ylljet Aliçka. Shtëpia Botuese "Toena" faqet e librit 176. ISBN 978-99943-1-466-9

"…Në një rast të tillë, kur ai sapo ishte kthyer nga një lëje për "sëmundje xhaxhai" dhe iu desh të largohet përsëri më një leje tjetër "për arsye tepër private", ai u kujtua për një skandal disiplinor të një nëpunësi Rosh. Më pas, diplomati mesdhetar i la ambasadorit mbi tryezë kërkesën për leje, të cilën ambasadori, i fiksuar, e firmosi gati pa e pasur mendjen. Para se të largohej, mesdhetari shkoi në zyrën e Roshit dhe, pasi i shprehu keqardhjen për masën e rëndë dhënë nga ambasadori në adresë të tij, i tha se "këta shëfat tanë këtu ë bëjnë qimën tra". Tha kështu dhe u largua për një periudhë të gjatë kohore…"