inxhinierinë elektrike rryma elektrike alternative e dizenjuar me simbolin AC (alternating current) tregon lëvizjen e ngarkesës elektrike e cila ndyshon kahjen periodikisht. Kjo është në kontrast me rrymën e vazhduar (e dizenjau me simbolin DC), ku rrjedha e ngarkesës elektrike është vetëm në një drejtim.

Rryma alternative është forma në të cilën energjia elektrike i shpërndahet banesave. Funksioni i fuqisë të rrymës alternative është një valë sinusoidale. Megjithatë në raste të caktuara, funksione të ndryshme valore mund të përdoren si vala tekëndore ose vala katrore. Frekuencat audio dhe radiofrekuecat janë shembuj të sinjaleve alternative të cilat mbarten në linat e transmisionit. Në këto zbatime praktike, objektivi i rëndësishëm është rimëkëmbja e informacionit të moduluar mbi sinjalin AC.