Sami Leka (Bërzeshtë, 12 prill 1922 - 13 maj 1979) është një nga përkthyesit më të njohur shqiptarë dhe themeluesi i traditës së përkthimit të letërsisë filozofike në Shqipëri.

Ai lindi më 12 prill 1922 në fshatin Bërzeshtë të rrethit të Librazhdit. Sami Leka numëron mbi 100 vepra të përkthyera në gjuhën shqipe, por ato më të rëndësishmet të përkthyer prej tij janë: “Kapitali”, “Ideologjia gjermane”, “Lufta civile në Francë”, “Lufta e klasave në Francë”, “Mari dhe Pier Kyri” etj. Vdiq pas një sëmundje të rëndë më 13 maj 1979, në moshën 57 vjeçare.