Selim efendi Çoba (Shkodër, ? - 1900) ka qenë myderriz shkodran, i përfshirë në kryesinë e Degës së Shkodrës të Lidhjes së Prizrenit.

Biografia Redakto

Ka shumë pak të dhëna për jetën e tij. Më 1878 është ndër anëtarët e parisë së qytetit në komisionin e degës së Shkodrës për Lidhjen e Prizrenit.[1] Në telegramin dërguar lordit Bikonsfild nga qytetarët shkodranë më 15 qershor, Selim Efendiu hodhi firmën e dytë pas Daut Boriçit. Në tetor u caktua një ndër dy përfaqësuesit në Këshillin e Përgjithshëm në Prizren, dhe një vit më pas, në prag të dalëzotjes së Hotit dhe Grudës nga Dega e Shkodrës, Selim Efendiu firmos një proklamatë nga dega e Shkodrës në pohim të programit autonomist të Lidhjes.

Sipas të dhënave gojore, Selim Efendiu qe ndër krerët e Degës së Shkodrës që u arrestuan pas mbrojtjes së Ulqinit.

Një periudhë qe kryetar i beledijes (bashkisë) së Shkodrës dhe anëtar i gjykatës së apelit për çështjet civile dhe penale në vitet 1894-97.[2]

Referime Redakto

  1. ^ Bushati, Hamdi (1998). Shkodra dhe motet v. I. Shkodër: Idromeno. fq. 430. OCLC 645720493. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Luli, Faik; Dizdari, Islam; Bushati, Nexhmi (1997). Në kujtim të brezave. Shkodër: Shtëpia botuese "Rozafat". fq. 113–122. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)