Sexhde (Arabisht: سُجود) është fjalë arabe që do të thotë përulje ndaj ZotitdrejtimQabësMekë i cili bëhet për çdo namaz. Gjatë sexhdes, myslimani e lavdëron Allahun. Sexhdeja bëhet duke vendosur ballin në tokë, hundë, me dy duarë dhe me këmbë (gishtat e këmbës i vendos duke i prekë në tokë së bashku).

Myslimanët në sexhde në Siri.

Pamja e përgjithshme Redakto

Sexhdeja (përulja) është një prej shtyllave të namazit. Myslimanë bëjnë sexhde për çdo namaz, varësi edhe numri i rekateve. Dy sexhde bëhen për çdo rekatë, namazi bëhet ndryshon edhe në rekate; dy ose katër rekate. Rekatet mund të pëshkruhet kështu:

  • Qëndron në këmbë dhe thua Allahu Akbar, pastaj reciton suren Fatiha dhe pastaj e reciton një sure p.sh suren Nas.
  • Pastaj shkon në ruku (përkulje) dhe thua: Subhane Rabbi el'Adhim (I dëllirë është Zoti im Madhështorë).
  • Pastaj shkon në sexhde dhe thua: Subhane rabbi el a'la (I dëllirë është Zoti im i Lartë)

'Ngritesh prej sexhed dhe ulesh (ulje prej sexhdes) dhe thua: Rabbi gfirlij, gfirlij (Zoti im, falmë, falmë)

  • Pastaj shkon prapë në sexhde dhe thua njëtën fjalë.
  • Pastaj ngritesh prej sexhdes, dhe fillon rekatin e dytë, tretë ose të katërtin. Në rekatin e fundit, rrin ulur në sexhde dhe e reciton teshehudin dhe pastaj e thua teslimin dy herë duke e kthyer kokën nga ana e djathtë: Es-selamu alejkum we rahmetullah, pastaj në anën e majtë: Es-selamu alejkum we rahmetullah.
  • Sipas Hanefis, namazi i vitrit i ka 3 rekate i cili është vaxhib (e obligueshme).

Llojet e sexhdes Redakto

Sexhdeja e falenderimeve Redakto

Ky sexhde është sunnet i Muhammedit, që kur i ka ardh atij një lajm gëzues, Muhammedi bënte sexhde dhe falenderonte Allahun.

Recitimi në sexhde Redakto

Gjatë recitimit të Kuranit dhe gjatë namazeve me zë, Muhammedi recitonte një Ajet, ai u përulte Zotit.

Ajetet janë:

  • Sureja Ar'af 7:206
  • Sureja Rrad 13:15
  • Sureja Nahl 16:49
  • Sureja Isra 17:109
  • Sureja Merjem 19:58
  • Sureja Haxh 22:18
  • Sureja Haxh 22:77
  • Sureja Furkan 25:60
  • Sureja Neml 27:26
  • Sureja Sexhde 32:15
  • Sureja Saad 38:24
  • Sureja Fussilet 41:37
  • Sureja Nexhm 53:62
  • Sureja Inshikak 84:21
  • Sureja Alek 96:19

Sexhdeja e harresës Redakto

Sujud Sahwi(sexhdeja e harresës) nënkuptojmë dy sexhdet që i bën falësi në fund të namazit, si kompensim i gabimeve të shkaktuara gjatë faljes, qoftë mangësi, shtim apo dyshim.

Thëniet gjatë sexhdes Redakto

Janë mendime të ndryshme që Myslimani mund të thotë gjatë sexhdes që është prej shembullit të Muhammedit. Disa prej tyre janë duaja (lutja), tesbih (lavdërimi ndaj Allahut). Nuk është e lejueshme që myslimani të lexoj Kuran në sexhde.

Shiko edhe Redakto