Seydou Keita (lindur më 16 janar 1980) është një futbollist profesionist malian. Një mesfushor i shkathët, ai mund të luaj si mesfushor qëndror dhe mbrojtës

Seydou Keita

Keita në aksion për Barcelonën në 2008
Të dhënat vetjake
Emri i plotëSeydou Keita[1]
Datëlindja (1980-01-16) 16 janar 1980 (44 vjeç)
VendlindjaBamako, Mali
Gjatësia1.83 m (6 ft 0 in)
PozicioniMesfushor
Karriera me të rinjtë
1995–1997Centre Salif Keita
1997–1999Marseille
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1999–2000Marseille6(0)
2000–2002Lorient58(1)
2002–2007Lens157(19)
2007–2008Sevilla31(4)
2008–2012Barcelona119(16)
2012–2013Dalian Aerbin37(10)
2014Valencia11(1)
2014–2016Roma46(3)
2016–2017El Jaish16(6)
Karriera ndërkombëtare
1998–2015Mali102(25)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 16 prill 2017

I lindur në Bamako (Mali) në 1980, Seydou Keita filloi të bënte emër në Evropë kur filloi të luante në Ligën Franceze. Ai u transferua te Olympique Marseille në sezonin 1999/2000 por aty qëndroi vetëm një vit dhe nuk pati shumë fat. Ai pastaj u bë lojtar i Lorient ku qëndroi dy vjet dhe fitoi kupën Franceze. Ai pastaj u transferua te Lens ku luajti për 5 sezone nga 2003/04 deri më 2006/07. Sezoni i tij i fundit në Francë ishte spektakular, ku u zgjodh lojtari i dytë më i mirë në Francë pas Florent Malouda.

Pas 8 viteve në Francë, Keita u transferua te Sevilla në verën e vitit 2007 dhe ishte prezent pothuajse në të gjitha ndeshjet. Ai luajti 31 nga 38 ndeshje kurse në 29 prej tyre ishte startues. Ai shënoi 4 gola dhe u shfaq me kualitete të ndryshme, ai ka një gjuajtje shumë të fuqishme nga distancat e mëdha.

Seydou Keita rregullisht që nga viti 2004 nuk ka munguar në ndeshjet e kombëtares. Me "Shqiponjat" luajti në Kupën e Afrikës por Mali u eliminua në rundin e parë. Megjithatë, karriera e tij me kombëtaren filloi që kur ishte shumë i ri dhe kishte rezultate të mira. Në fakt, Keita u shpall lojtari më i mirë në Kampionatin Botëror të mbajtur në Nigeri më 1999 për lojtarët që kishin më pak se 20 vjet. Mali në atë kohë përfundoi në vendin e tretë kurse fitues ishte Spanje me Xavi Hernandez.

Profili Redakto

Mesfushori nga Mali, është lojtar që i kombinon perfekt fuqinë fizike me aftësitë teknike dhe me aftësitë taktike. Edhe pse nuk është sulmues, Keita bën një gjuajtje perfektë me këmbën e tij të djathtë, veçanërisht nga distanca të largëta, ku me goditjet e tij kërcënon shumë portierët, ai para se të vinte te Barcelona, ka shënuar 15 gola në 2 vitet e fundit. Keita ofron shumë opsione në mesfushë : ai mund të luajë në rol më defensivë po ashtu edhe ofensiv shumë mirë por mund të luajë edhe si mesfushor i majtë.

Trofetë Redakto

Lorient Redakto

2001/02 Fitues i Kupës së Francës

Të Arriturat Individuale Redakto

1999 Lojtari më i mirë në Kampionatin Botëror për lojtarët nën 20 vjet.

Referime Redakto

  1. ^ "FIFA Club World Cup UAE 2009 presented by Toyota: List of players" (PDF). FIFA. 1 dhjetor 2009. fq. 1. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 24 shtator 2015. Marrë më 27 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)