Shoqata evropiane e universiteteve (European University Association - EUA, në anglisht) përfaqëson dhe përkrah mbi 850 institucione të arsimit të lartë në 47 vende, duke u ofruar atyre një forum për bashkëpunim dhe këmbim të informatave për arsimin e lartë dhe politikat hulumtuese. Anëtarë të shoqatës janë universitetet të përfshira në mësimdhënie dhe hulumtim, shoqatat kombëtare të rektorëve dhe organizatat e tjera që janë aktive në arsimin e lartë dhe në hulumtim.

Shoqata evropiane e universiteteve është rezultat i bashkimit ndërmjet Shoqatës së universiteteve evropiane dhe Konfederatës së konferencës së rektorëve të Bashkimit Evropian. Bashkimi ndodhi në Salamankë më 31 mars 2001.

Shih poashtu Redakto

Lidhje të jashtme Redakto

Stampa:Networks of European universities