Shqiponja Luftëtare (Polemaetus bellicosus) është një shpend grabitqarë i cili banon vendet e hapura dhe gjysëm të hapura të Afrikës nën Saharë. Kjo Gjini është monotikpike.

Shqiponja luftëtare

Përshkrimi Redakto

 
Thonjtë

Shpina, qafa dhe krahët kanë ngjyrë kafe të mbyllët, barku e ka ngjyren e bardhë me njolla ngjyrë kafe. Femrat kanë gjoksin dhe barkun me më shumë njolla sesa meshkujt. Irisi i syve të tyre ka ngjyrë të verdhë.

 
koka e një Shqiponje Luftëtare

Meshkujt janë më të vegjël dhe më të lehtë sesa femrat; Meshkujt arrijnë diku 76% të madhësisë së femrave. Shiqponja luftëtare është 78-96cm e gjatë, hapja e krahëve(gjatësia) është 188-227cm. Pesha e tyre është shumë pak e njohur, në një hulumtim 17 shqiponja të këtij lloji peshuan rreth 3,01-5,66 kg.

Mënyra e jetesës Redakto

Shqiponjat Luftëtare jetojnë në një territor prej rreth 250km². Çiftet çelin vezët e tyre në largësi rreth 50 km larg prej njëri-tjetrit, gjë që e bënë shqiponjen luftëtare zogun me më së paku dendësi banimi në botë.

Shumimi Redakto

Koha e çeljes së vezëve zgjatë nga nëntori deri në korrik. Folen e ndërton femra gati të tërin vet;kjo fole mund të arrij një diametër deri në 2m dhe një lartësi prej 1,5m. Femra lëshon vetëm një vezëe cila peshon rreth 190 gram.

 
Një fole me një Shqiponjë Luftëtare femër

Pas një periudhe 6 deri 7 javore çelë veza. Me 3 muaj e gjysë shqiponja bën fluturimet e para të saj dhe rrin edhe një kohë afër foles. Kur arrin 6 deri 7 vjet i ndërrohen puplat.

Ushqimi Redakto

Shqiponja Luftëtare ushqehet kryesisht me gjitarë (me madhësi mesatare ose të vogël) dhe me shpend si p.sh. zogjtë e pules, me Impala dhe lloje të tjera të antilopëve, gjarpërinjë, hardhuca, varanë poashtu edhe me kafshë shtëpiake siç janë: Qentë,Dhitë, dhe delet e reja.

Përhapja Redakto

Shqiponjat Luftëtare jetojnë gjithëkund në Afrikë poshtë Sahares, përveçse në Regjione malore dhe në cepin e jugut Afrikan. I vetmi armik kryesor i Shqiponjes Luftëtare është njeriu. Njerëzit sapo i afrohet ndonjë Shqiponjë fshatrave e vrasin, se kanë frikë për bagëtit e tyre.

 
përhapja e Shqiponjes Luftëtare

Referimet Redakto

  • J. Ferguson-Lees, D. A. Christie: Raptors of the World. Christopher Helm, London 2001. ISBN 0-7136-8026-1