Shtëpitë shkolla të familjes Mërnica janë katër shtëpi private të cilat ndodhen në Vushtrri. Këto shtëpi gjatë viteve '90 kanë shërbyer si objekte shkollore për organizimin e procesit edukativ dhe arsimor. Shtëpitë e familjes Mërniica u shndërruan në një hapësirë për qëndresë kundër pushtuesit serbë në vitet 1990, kohë në të cilën priti qindra nxënës e mësimdhënës brenda hapësirave të saj.[1]

Shtëpitë shkolla të familjes Mërnica në Vushtrri

Vështrim Redakto

Në fillim të viteve 1990 nxënësit dhe mësimdhënësit kosovarë u përjashtuan nga objekte shkollore dhe nuk u lejohej hyrja në institucione arsimore. Si rezultat i kësaj u kërkuan dhe u gjetën alternativa, të cilat i lejonin të rinjtë të vazhdonin shkollimin dhe kjo ishte përdorimi i shtëpive dhe banesave private që u shndërruan në hapësira arsimore. Kështu kosovarët krijuan dhe mbajtën gjallë një sistem arsimor paralel pa patur ndërtesa të mirëfillta, libra apo mjete shkollore përgjatë vitete 90-të.

Kështu në vitin 1991, vëllezërit Mërnica (Halimi, Selimi, Tafili, Hajdari dhe Fadili) nga Vushtrria ofruan shtëpitë e tyre tre katëshe për nxënësit dhe stafin e Gjimnazit Muharrem Bekteshi në Vushtrri në mënyrë që ata të vazhdonin shkollimin. Kështu ndodhi që shtëpitë e vëllezërve Mërnica u bënë Shkollë e Mesme e Vushtrrisë, ku mësimi zhvillohej në dy ndërrime. [2]

Shih edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ https://ekonomiaonline.com/idrizi-kur-okupatori-serb-i-mbylli-shkollat-familja-mernica-hapi-dyert-e-4-shtepive-per-nxenesit/
  2. ^ https://www.vushtrriaonline.net/2021/09/idrizi-per-caj-te-familja-e-veprimtarit-halim-mernica-qe-leshoi-shtepite-per-shkolla/