Skeda:Joan Kukuzeli - Manastiri i Ardenices.JPG
Joan_Kukuzeli_-_Manastiri_i_Ardenices.JPG ((përmasa 187 × 448 px, madhësia skedës: 30 KB, lloji MIME: image/jpeg))
Përmbledhje Redakto
Përshkrimi |
Tekst i theksuarShën Joan Kukuzeli, kisha e Tërëshenjtës Mari ne Manastirin e Ardenices, Lushnje - shek.18 Manastiri i Ardenices shtrihet 10 km në veri të qytetit të Fierit, Shqipëri buzë rrugës kombetare që lidh qytetin e Fierit me atë të Lushnjes ne një pozitë dominuese në kodrat me të njëjtin emër, në lartësinë 237 m mbi nivelin e detit. Manastiri mesjetar mban emrin e Marisë Hyjlindisë, ashtu si shumica e kishave të trevës së Myzeqesë, në të cilën ajo njihet si mbrojtëse e veprimtarisë kryesore ekonomike bujqësore. Manastiri, edhe pse në pamje të parë të lë përshtypjen e një objekti kulti të zakonshëm fsheh në brendësi të tij vlera mjaft të mëdha. Sa më shumë të futesh në labirinthet e historisë së tij aq më shumë dalin në dritë vlerat e tij, të cilat do t'i rendisim një e nga një në këtë shkrim. HISTORIA Mendohet se themelet e këtij manastiri janë hedhur në vitin 1282 me nismën e perandorit Andronik II Paleolog të Bizantit, i cili e ngriti këtë tempull pas fitores mbi anzhuinët në Berat. Shtysë për këtë veprim do të jetë bërë ndodhja në atë vend e kapelës së Shën Triadhës, e ngritur aty shekuj më parë. Ekziston hipoteza se kapela mund të jetë ndërtuar në themelet gërmadhë të një tempulli pagan, i cili ka qenë ndërtuar për nder të hyjneshës Artemisa nga ka rrjedhur dhe emri i sotëm Ardenica. Fare pranë këtij tempulli, në rrethinat e të cilit sot ndodhet manastiri, kalonte dega jugore e rrugës antike Egnatia, pikërisht 1 km në perëndim të tij. Për rreth manastirit shikohen, aty-këtu, ndërtime të vjetra, të cilat të japin mendimin se rreth tij ka patur ndoshta një qendër të banuar. Sipas defterit osman të vitit 1431-'32, në nahijen e Myzeqesë, ndodhej fshati Ardenicë me tetë shtëpi, i cili mund të jetë shtrirë për rreth manastirit. Dëshmi tjetër, për rëndësinë e këtij manastiri është dhe fakti që po zë një vend gjithnjë e më të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë, se në altarin e Kishës së manastirti të Ardenicës, është bërë edhe kurorëzimi i martesës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti me Andronika Arianitin. Ceremoniali u bë në mesditën e 21 prillit 1451 nga peshkopi i Kaninës Feliks, në prani të princave shqiptarë dhe ambasadorëve të Napolit, Venedikut, Raguzës. Këtë fakt e përmend për herë të parë në vitin 1940, italiani A. Lorenconi. Arkitektura Manastiri është i tipit bizantino-ortodoks. Ai, së bashku me konaket që i janë shtuar më vonë, zë një sipërfaqe prej 2.500 m2. Ky monument përbëhet nga kisha e Shën Mërisë, kapela e Shën Triadhës, konaket, mulliri vajit, furra, stalla, etj.. Në qendër të tij ndodhet kisha "Lindja e Shën Mërisë", e cila është ndërtuar pjesërisht me gurë të sjellë nga Apollonia dhe gurë shtufi. Kisha është e tipit Bazilikal. Ajo zë një vëllim të madh dhe është e mbuluar nga një çati druri me tavan të rrafshët. Mjediset që përbëjnë këtë kishë janë: naosi, narteksi, egzonarteksi dykatësh, ku në fund u bashkangjitet këmbanorja e lartë 24 m. Në anën jugore ndodhet portiku i hapur i ndërtuar me kolona dhe harqe. Naosi përbëhehet nga tre pjesë, të cilat ndahen në dy rreshta kolonash prej druri. Naosi ndahet nga altari me anë të ikonostasit. Dyshemeja e kishës është shtruar me pllaka guri, e cila përfshin edhe ambientet e narteksit dhe egzonarteksit. Në vitin 1743 me nismën e peshkopit të Beratit, Metodit, i cili ishte me origjinë nga Bubullima (Myzeqe), u bënë në këtë manastir punime rregulluese përfshirë edhe kishën e Shën Mërisë. Kapela e Shën Triadhës shtrihet në pjesën verilindore të manastirit dhe ka përmasa 7.50 x 3.70m. Hyrja e saj është në anën perëndimore dhe është e pajisur me dy dritare të vogla në faqen jugore. Kjo kapelë është ndërtuar me gurë shtufi dhe është e pajisur me një hapësirë, muri gjysmërrethor i së cilës e ndan atë nga një sternë uji. Porta e kapeles është mbuluar me harkë guri, pranë dritares lindore të saj ndodhet edhe një reliev qeramike. |
---|---|
Burimi |
Këtu ende i mungon një burim për imazh (Prej nga e ka Uploader këtë imazh?). Ju lutem shtoni informacionin.
|
Autori apo Pronari |
Këtu ende i mungon Autori apo Pronari i imazhit (Kush e ka kriju fillimisht këtë imazh?). Ju lutem shtoni informacionin.
|
Licencim Redakto
Kjo figurë është në domain public pasi që e drejta e kopjimit i ka kaluar në ShBA dhe në vendet tjera të cilat e kanë të njëjtën të drejtë kopjimi: jeta e autorit plus 100 vjet ose më pak.
Historiku skedës
Shtypni mbi një datë/kohë për ta parë skedën siç ishte atëherë.
Data/Koha | Miniaturë | Përmasat | Përdoruesi | Koment | |
---|---|---|---|---|---|
e tanishme | 7 mars 2010 18:35 | 187 × 448 (30 KB) | Orthodoxalbania (diskuto | kontribute) | Shën Joan Kukuzeli, kisha e Tërëshenjtës Mari ne Manastirin e Ardenices, Lushnje - shek.18 |
S’mund ta mbishkruani këtë skedë.
Lidhje skedash
Këto faqe lidhen tek kjo skedë: