Stacioni i Autobusëve në Prizren është njē stacion autobusësh i cili ndodhet afër Stacionit Hekurudhor dhe Shkollës Fillore "Emin Duraku" në qytetin historik të Prizrenit. [1]

Stacioni i Autobusëve në Prizren
Orari i udhëtimeve

Historiku Redakto

Stacioni i parë i autobusëve në Prizren deri në vitin 1960, ishte i vendosur tek Posta, ndërsa në vitin 1960 ai u zhvendos në vendin ku gjendet edhe sot. Themelet e para të stacionit aktual të autobusëve u vendosën në vitin 1978 dhe në vitin 1981 ai u hap për publikun. Stacioni i autobusëve gjithashtu kishte një sallë dasmash ku organizoheshin dasma dhe ahengje të ndryshme. Gjatë kohës së privatizimit nē periudhēn e pas Luftës në Kosovë, stacioni i autobusëve ishte përjashtuar nga lista e privatizimit dhe deri më tani funksionon si objekt publik. [2]

Shih edhe Redakto

Referime Redakto

Lidhje të jashtme Redakto