Stema e Maqedonisë së Veriut


Stema e Maqedonisë së Veriut. Kuvendi i Maqedonisë së Veriut në vitin 2009 me dy të tretat e votave e votoi Ligjin për stemën e Maqedonisë së Veriut. Me këtë ligj, nga stema e hiqet ylli komunist dhe në te mbetet një fushë e rrethuar me kallinj të cilat lidhen në maje, të ndërthurura me afion dhe gjethe duhani. Ndryshimi i stemës në dokumentet personale dhe dokumentacionet tjera zyrtare do të bëhet në afat prej dy vitesh. Nga ana tjetër, në njësitë rajonale të Ministrisë së Drejtësisë vazhdon iniciativa e partisë VMRO-PP për stemë me luan të verdhë në prapavijë të kuqe.