Gjeografia, (origjinal: Geographica), është vepër nga antika e shkruar nga gjeografi dhe historiani grek Straboni. Këtë vepër autori e ka bazuar nga vrojtimet e tij, të cilat i mbështet në shkrimet e autorëve antik Artemidori, Eratosthenit, Apollodorit. Vepra në fjalë është e shkruar në 17 libra. Dy librat e parë që kanë karakterin e një hyrjeje të përgjithshme dhe bëjnë fjalë për gjeografin e tyneherit fiziko-matematike; librat 3-10 përshkruajë gjeografin e Evropës, gjeografia e Azisë fillon të përshkruhet në librin e njëmbëdhjetë ndërsa ajo e Afrikës përshkruhet në librin e fundit.

Vepra Strabosit "Geographica" është një burim i rëndësishëm për studimin e gjeografisë antike të tre kontinenteve të lartë përmendura. Kjo vepër ndihmon kuptimin e ngjarjeve historike të asaj kohe që kanë ndodhur në këtë pjesë të botës antike. Për të kuptuar gjeografinë dhe historinë e Ilirisë, duke ditur mungesën e burimeve, duket se është një burim i pashmangshëm.

Pjesët më interesante për lexuesin, janë në librat që bëjnë fjalë për Evropën, si:

  • Libri I : 1-2
Jep mendimin se Homeri duhet të ketë njohur Istrin dhe në pjesën e dytë ku mendon se shprehja e Homerit për shtrirjen e Thrakisë përtej maleve nuk ishte edhe aq e saktë, dhe njëkohësisht bënë vlerësimin se ai (Homeri) e njihte mirë këtë anë dhe ka përendur disa fise.
  • Libri II : 5

Ku përshkruan bregdetin Ilir me ishujt: Apsyrtidet, Kyriktiket, Liburnidet, Isa, Traguri, Korkyra e Zezë dhe Fari

  • Libri IV : 6

Përshkruan pjesën e Istris si dhe për japodët dhe qytete e tyre Metuli, Arupini, Moneti dhe Vendi

  • Libri V : 1 - 2
  • Libri VI: 1-4
  • Libri VII: I tërë libri
  • Libri VIII: 1,3,6,7
  • Libri IX: 4,5
  • Libri X: 1,2

Burim i të dhënave Redakto

Shiko dhe këtë Redakto