Sunrise është një serial i shfaqur në vitin 2021 nga SKYGROUPFILM ku për herë të parë episodat filluan të shfaqën në Kanalin Klan Kosova me 7 episoda si sezon i parë i serisë ku nuk përjashtohet mundësia të shfaqet së shpejti. Ky projekt i është kushtuar të gjithë ushtarëve të vrarë në luftë për çlirimin e Kosovës, viktimave të luftës si dhe përsonave të pagjetur deri me tani.Ky projekt është edhe në bashkëpunim me aktorë serb.

Një ekip profesionist legjendar i policisë së Kosovës me një të kaluar të lavdishme e nostalgjike tashmë si zakonisht kanë misionin për ta vazhduar detyrën në tjetër rrafsh për mbrojten e atdheut. Por njëri nga kolegët, Dardani (Shkumbin Sopjani) ndihet i lodhur shpirtërisht paslufte sepse në një masakër iu zhduk djali dhe gruaja dhe nuk dinte fare për fatin e tyre. Por përkrahja e shokëve dhe rrjedhja e ngjarjeve e kthen atë në mesin e shokëve dhe së bashku marrin përsipër një operacion shumë të rrezikshëm ndaj eksponentëve serbë në luftë që kishin dorë në krimet e luftës dhe tërë kjo bëhet pas një zbulimi të fshehtë që ky ekip bën në zyrën e AKI-së të dokumenteve sekrete të BIA-s serbe rreth aktivitetit të tyre kriminal gjatë luftës në Kosovë, pas një vrasje misterioze që i bëhët një Ish komandati serb që kishte dorëzuar në një USB krimet e luftës në AKI. Ndonëse operacioni shkon me sukses, Dardani në jetën e tij do merr tjetër kthesë të jetës. Do zbuloj se armiku i tij i ri që po përgaditej të futej në shkollën e re të inteligjencës serbe do ishte djali i tij që iu ishte ndërruar identiteti...

Regjia: Krenar Belegu

Skenari: Alban Makolli

Producent ekzekutiv: Shkumbin Sopjani

Producent: Xhavit Tafolli

Drejtor fotografie: Blerim Gjinoci

Toni: Muhamet Veseli

Referimet Redakto


Lidhjet e jashtme Redakto