Superpërcjellshmëria është dukuri që ndodh në disa materiale në përgjithësi me temperatura shumë të ulëta , karakterizohet me rezistencë elektrike zero .Superpërcjellshmëria për herë të parë është zbuluar nga fizicienti Heike Kamerlingh Onnes në vitin 1911.

Një superpërcjellës në temperaturë të lartë duke ndejtur pezull mbi një magnet. Një rrymë elektrike e përhershme rrjedh mbi sipërfaqen e një superpërcjellësi, i cili vepron duke përjashtuar fushën magnetike të magnetit. Kjo rrymë formon një elektromagnet që shtyn magnetin.

Ashtu si ferromagnetizmi dhe vijat atomike spektrale, superpërcjellshmëria është një dukuri që mund të shpjegohet vetëm nëpërmjet mekanikës kuantike.

Studimi Redakto

Gjatë eksperimenteve të ndryshme fizicienti ka vërejtur se nëse zhiva ndodhet në temperaturën 4,2 K(kelvin) atëhetë rezistenca ka qënë 0(zero), çka do të thotë se zhiva i humb vetit e rezistencës elektrike dhe kalon në superpërcjellës.Temperatura gjatë së cilës trupi kalon në superpërcjellës quhet si temperatura kritike.

Humbja e vetive të superpërcjellësve Redakto

Vetitë e superpërcjellshmërisë te trupat mund të humbasin nëse trupi futet në fushë të fortë magnetike.

Shih edhe Redakto

Lidhje të jashtme Redakto