Tahir Popova (Popovë, 1856 - Tiranë, 1949) mësues i fesë dhe poet i letërsisë shqipe me alfabet arab (Elifba). Njihet edhe si përkthyes i Mevludit në gjuhën shqipe.

Tahir Popova
(1856 - 1949)
U lind në1856
Vdiq1949
Kombësiashqiptar

Jeta dhe vepra Redakto

Tahir efendi Popova, u lind në fshatin Popovë (Llap)[1] në vitin 1856. Mësimet e para i morri në Vushtrri ku kreu shkollën iptidaije dhe ruzhdie. Studimet i vazhdoi në Shkollën e Lartë Pedagogjike (Sulltanie) në Stamboll. Pas përfundimit të studimeve punoi si mësimdhënës në Ruzhdien e Tregut të Ri (Novi Pazar) dhe më vonë në Ruzhdien e Beranës. Në këto dy qytete të Sanxhakut punoi deri në vitin 1934.

Përveç gjuhës shqipe njihte mirë edhe boshnjakishten, turqishten e arabishten. Kjo i dha mundësi që ta përkthente dhe ta botonte në Stamboll, Mevludin në gjuhën shqipe por me shkronja arabe. Më vonë ky Mevlud pati disa ribotime.

Tahir Popova vdiq në Tiranë në vitin 1949 ku edhe u varros me nderime.

Citat Redakto

"Gjith le ta din, ky mevlud u marue, për q`ata qi arnaudçe guhen e din." - Tahir Efendi Popova.

Literatura Redakto

  • Abdullah Vokrri : Shkollat dhe arsimi në Kosovë ndërmjet dy luftërave botërore. Rilindja. Prishtinë. 1990
  • F. S. Buçinca & F. B. Dibrani : Mizoritë serbe në Vushtrri dhe rrethinë (1918-1956). Prishtinë. 2009
  • Fjalor enciklopedik shqiptar (Vëllimi III). Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Tiranë. 2009
  • Grup autorësh: Vushtrria - Viciana me rrethinë (monografi). Kuvendi Komunal. Vushtrri. 2003

Shënime Redakto

  1. ^ Fshati Popovë e Llapit asokohe ishte pjesë e rrethit të Vushtrrisë ndërsa sot ai është në kuadër të komunës së Podujevës. Kur është fjala për këtë fshat duhet pasur kujdes që të mos ngatërrohet me fshatin me të njëjtin emër i cili ndodhet në Komunën e Sulit, në Qarkun e Çamërisë, në Greqi. Për fshatin, Popovë e Llapit, shih: Popova, Podujevë kurse për fshatin Popovë e Sulit, shih : Popova.