TANA
Arkivi i filmit
Origjinali Tana
Vendi i prodhimit Shqipëri
Viti i prodhimit 1958
Koha (Zëri) - (PAL/DVD) 82:24,
(mono)
Gjuha origjinale Shqip
Ekipi realizues
Regjia Kristaq Dhamo
Skenari Fatmir Gjata

Nasho Jorgaqi

Kristaq Dhamo

Autori Fatmir Gjata
Muzika e filmit Çesk Zadeja
Kameramani Mandi Koçi

Sokrat Musha

Drejtori artistik Namik Prizreni
Prodhuesi i filmit: Shqipëria e Re
Aktorë kryesorë
Tinka Kurti
Naim Frashëri
Kadri Roshi
Pjetër Gjoka
Aktorët tjerë
Marie Logoreci
Violeta Manushi
Mihal Stefa
Lazër Filipi


Tana (1958), njihet si filmi i parë artistik shqiptar, i cili u prodhua nga Shqipëria Film (më pas Kinostudioja “Shqipëria e Re”). Premiera është dhënë më 17 gusht 1958.

Regjia: Kristaq Dhamo,
Skenari: Kristaq Dhamo, Fatmir Gjata dhe Nasho Jorgaqi
Muzika: Çesk Zadeja.

Përmbajtja e filmit Tana Redakto

Subjekti i filmit, me temë nga jeta shoqërore e fshatit dhe shkruar skenar nga Fatmir Gjata, mbështetet në novelën e tij me të njëjtin titull. Ngjarjet zhvillohen në vitet ‘50. Në qendër të filmit është Tana, një vajzë e zgjuar dhe me mendime të përparuara. Ajo dashuron Stefanin, i cili banon në një fshat të varfër malor. Tanës i del përpara mentaliteti i vjetër i gjyshit të saj si dhe xhelozia e Lefterit. Është një lojë dashurie drejt përparimit. Këtu është realizuar puthja e parë në filmat shqiptarë.

Aktorët Redakto