Të gjithë kanë huqe është një komedi bashkëkohore, të dramaturgut francez Laurent Baffi e vën në skenë nga Teatri Kombëtar në prill 2009.

Vepra origjinale titullohet “Toc Toc”, duke luajtur me trokitjen, por edhe me inicialet e një sëmundjeje nervore (troubles obsessionnels compulsifs), ndërsa në shqip, ajo do të vijë e përshtatur.

Të gjithë kanë huqe është komedia që do të ngjitet në skenë nën regjinë e regjisorit Gëzim Kame. Kohëve të fundit, Kame është thelluar më së shumti në tema me karakter të fortë social. Mund të përmendim këtu dramën “Pjata prej druri”, por edhe komedia në skenën e Korçës, “Kohë për t’u çmendur”, merrte nxitje nga e përditshmja. Edhe komedia franceze, ka lindur si reagim i shqetësimeve të përditshme dhe Kame, ka menduar ta përshtasë atë me ambientin shqiptar. Për këtë ai ka zgjedhur një grup aktorësh mjaft të mirë, që i përkasin brezave të ndryshëm. Në rolin e doktorit do të interpretojë aktori Viktor Zhusti, ndërsa të pacientëve, Roland Trebicka, Olta Daku, Ermela Teli, Genc Fuga. Kjo pjesë është shkruar nga Baffi në vitin 2005 dhe u vu menjëherë në skenë nga një staf i mrekullueshëm artistësh francezë. E gjithë pjesa zhvillohet në një kabinet psikanalize. Doktor Sterni është specialisti më i njohur, në rang botëror, që trajton rastet e të “sëmurëve” me ide fikse, apo TOC (troubles obsessionnels compulsifs). Duke qenë i përmasave ndërkombëtare, neuro-psikiatri zhvillojnë konsulta në Francë, çdo dy, apo tre vjet dhe si rrjedhojë, ai nuk ka mundësi të vizitojë të njëjtin pacient dy herë. Kështu që në të njëjtin kabinet ndeshen njerëz që vuajnë nga çregullime nga më të ndryshmet, sigurisht të shkaktuara nga shqetësimet e përditshme.

Duke qenë një temë tepër e prekshme, shfaqja pati një sukses të menjëhershëm dhe vazhdon të jetë në repertorin, jo vetëm të teatrit parisien, por po qarkullon edhe në shumë skena të huaja, ku dramaturgu preferon t’i ndjekë vetë shndërrimet e veprës së tij.



Interpretojnë : Redakto

Viktor Zhusti,

Roland Trebicka,

Rajmonda Bulku,

Olta Daku,

Ermela Teli,

Genc Fuga